Ben Blushi: Emigracioni shkolla më e mirë profesionale, gjyqtarët e korruptuar të zëvendësohen nga diaspora

Publikuar tek: politike, më 19:21 18-02-2016 Ben Blushi: Emigracioni shkolla më e mirë profesionale, gjyqtarët e korruptuar të zëvendësohen nga diaspora

Deputeti Ben Blushi ka folur sot në Kuvend për projektligjin që pritet të miratohet për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë nëpër botë. Blushi vlerësoi lartë diasporën shqiptare duke e konsideruar rolin e tyre në zhvillimin e Shqipërisë si thelbësor.

Ai kërkoi që shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit të inkurajohen që të rikthehen në Shqipëri dhe të punësohen në administratën publike dhe gjykatat shqiptare. Sipas Blushit, shkolla më e mirë profesionale është emigracioni.

Fjala e plotë e Ben Blushit në Kuvend:

Para se të flas për diasporën, dua të them edhe dy fjalë për emigracionin. Pyetja është se përse po ikin shqiptarët, çfarë i shtynë të ikin në këtë masë? çfarë i mungon Shqipërisë? Ajo që i mungon është shpresa dhe besimi për një qeverisje më të mirë.

Shqiptarët nuk ikin as nga lufta dhe as nga epidemia, ata ikin si viktima nga qeveritë e tyre. Sikur të mos ktheheshin nga policitë europiane, ikja do të vazhdonte edhe më tej. Shqipëria është një vend edhe më i vogël dhe këtu nuk mjafton vetëm emigracioni, por edhe lindjet. Është ulur numri i lindjeve, Shqipëria po zvogëlohet dhe nëse vazhdohet me këtë ritëm mund të ikin edhe gjysmë milioni të tjerë. Nëse nuk duam të zvogëlohemi më shumë si popull duhet të frenojmë emigracionin dhe të stimulojmë lindjet me çdo kusht sepse më pak shqiptarë do të thotë më pak të ardhura, më shumë varfëri.

Pak ditë më parë ishta në Kukës dhe Kukësi është qyteti simbol i zbrasjes së Shqipërisë dhe shembulli më i mirë se çfarë i kanë bërë qeveritë këtij vendi. Emigrantët nuk na duhen vetëm për vota, ata na duhen për të ndryshuar Shqipërinë. Ne ankohemi se ka vende punë por jo fuqi punëtore të kualifikuar, por e dini kush janë shqiptarët më të kualifkuar? Shqiptarët që jetojnë në Europë. Emigracioni sot mbetet shkolla më e mirë profesionale dhe ndaj them se çështja jonë strategjike është si t’i bindim këta njerëz që të rikthehn, të investojnë dhe të hapin biznese. A ka mundësi të ndodhë kjo? Unë them se kjo ka shumë mundësi të ndodh. Sigurisht nëse Shqipëria qeveriset më mirë ata kanë mundësi të kthehen. Unë besoj se sot ka ardhur koha për një administratë diasporike. Djem dhe vajza që kanë studiuar dhe jetuar në diasporë të punësohen në administratën publike.

Refomra në drejtësi është një mundësi e madhe që gjyqtarët që do të zëvendësohen, t’i marrim nga diaspora, sepse vijnë nga një botë më e lirë kur drejtësia është e shenjtë. Emigrantët kanë më shumë të drejtë të vijnë e të japin drejtësi sepse ata kanë ikur nga Shqipëria për shkak të padrejtësisë. Kombëtarja e Shqipërisë është rasti spektakolar sesi thirrja për djemtë e  talentuar u i dha Shqipërisë një sukses pozitiv, ajo është edhe një fitore menaxheriale.

Në fund fare mund të ju them se diaspora shqiptare duke u inkurajuar ka mundësinë që të ndalë zbrasjen e Shqipërisë, për arsye se do e bënte Shqipërinë më të madhe. Shpresoj që ky ligj të jetë një hap i parë për të inkurajuar diasporën si e vetma mundësi për ta bërë Shqipërinë më të drejtë seç është sot.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U largua nga PD, por Doda nuk e ka humbur simpatinë e Berishës
Ndocaj nuk "shkulet" nga foltorja, kolegëve: Ju jeni deputetë mielli »
Article Logic
Execution time: 0.031437873840332
array(1) { ["section"]=> string(111) "ben-blushi-emigracioni-shkolla-me-e-mire-profesionale-gjyqtaret-e-korruptuar-te-zevendesohen-nga-diaspora-32940" }