Ben Blushi flet pas kongresit: Anëtarët e PS u zëvendësuan me një votë të Ilir Metës

Publikuar tek: politike, më 22:11 21-03-2016 Ben Blushi flet pas kongresit: Anëtarët e PS u zëvendësuan me një votë të Ilir Metës

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi ka paraqitur në emisionin “Top Story” në Top-Channel, argumentat e tij se përse është kundër referendumit, që e lexon si frikë të Edi Ramës për të patur zgjedhje për kryetar.

“Edi Rama po shkon në referendum sepse ka frikë. Referendumi është një mundësi për të eliminuar kandidatët në garë. Shkon në referendum Edi Rama përballë Edi Ramës, kurse në zgjedhje do të shkojë përballë dikujt tjetër”, tha Blushi.

Blushi deklaroi se Rama ka ndryshuar rregullat e garës pa filluar ende ajo.

“Në 2003 Edi Ramën e pranuan në garë jashtë çdo norme. Kryeministri i asaj kohe e lejoi atë që Edi Rama po e pengon sot”, vijoi ai.

Blushi kritikoi nenin 40 të statutit të ri, që përcakton se kush është kryeministër është automatikisht edhe kryetar i partisë ku ajo është në pushtet.

“E zëmë se koalicioni prishet dhe Edi Rama bie si kryeministër, a mund të thuash kush është kryetar i PS, sepse ky e ka këtë detyrë për shkak të detyrës si kryeministër. Nëse koalicioni prishet nesër dhe LSI ikën, kush është kryetar i PS? Nuk jam kundër referendumit, jam kundër që referendumi të zëvendësojë zgjedhjet për kryetar. 100 mijë anëtarë të PS, zëvendësohen me një votë, me atë të Ilir Metës. Pra e gjithë vota e bazës socialiste është e barabartë me atë të Ilir Metës”, tha ai.

Sipas Blushit, statuti i ri rregullon çështjet e referendumit në bazë të kodit zgjedhor dhe këtu shkelet ky kod.

“Neni 56 i kodit të zgjedhjeve në PS thotë se referendum nuk mund të zhvillohet dy muaj para dhe dy muaj pas Kongresit të PS. Kodi e shfuqizon zgjedhjet”, u shpreh ai.

Blushi u shpreh i bindur se përfaqëson shumicën e anëtarësisë së PS-së dhe ishte akoma më i ashpër kur foli për “Rilindjen”. “Të jesh i bindur që Edi Rama është pakicë në Partinë Socialiste dhe ndaj ka frikë nga zgjedhjet”, deklaroi Blushi.

“Rilindja kapi Partinë Socialiste në Kongres. Rilindja ka falimentuar dhe Edi Rama është përfaqësuesi tipik i saj”, tha Blushi.

Blushi tha se nuk do të tërhiqet nga beteja për të zhvilluar zgjedhje për kryetar të Partisë Socialiste dhe do të vazhdojë të qëndrojë dhe luftojë brenda kësaj force politike deri në pikën kur...

“Megjithëse më vodhën bicikletën (vendimet e Kongresit) unë do vazhdoj të eci. Mund të eci pak më avash, por do të eci sërish. Do të vazhdoj të luftoj brenda Partisë Socialiste deri në momentin kur të jem bindur që Rilindja dhe PS janë bërë një”, tha ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Konflikti Tahiri-Veliaj, tregon se Ramën në PS e konsiderojnë të mbaruar”
Zbardhet pyetja e referendumit për mandatin e Edi Ramës »
Article Logic
Execution time: 0.024420976638794
array(1) { ["section"]=> string(89) "ben-blushi-flet-pas-kongresit-anetaret-e-ps-u-zevendesuan-me-nje-vote-te-ilir-metes-35675" }