Ben Blushi ironizon Artan Gaçin: Ti, një xixëllonjë te balli i partisë, me të shkon deri në banjo

Publikuar tek: politike, më 11:15 27-11-2015 Ben Blushi ironizon Artan Gaçin: Ti, një xixëllonjë te balli i partisë, me të shkon deri në banjo

Fjalimi i Ben Blushit në parlament ditën e djeshme, ka tërhequr sërish vëmendjen e medias, por në mënyrë gjeneraliste, pa vënë gishtin te ndonjë deputet i veçantë.

Në fakt, duket se Blushi historinë e xixëllonjës e tregoi për deputetin socialist të zgjedhur në Tiranë Artan Gaçi. “Por unë e kam bërë dallimin mes xixëllonjës dhe dritës. Ka deputetë këtu që mbrojnë faktin që ne i ftuam banditët në parti sepse duhej të mundnim disa banditë të tjerë. Këtë nuk e pranoj. Ky është argument racist. Ky është një paragjykim ndaj shqiptarëve se nuk rrëzojnë dot banditët me votë. Kjo u heq shqiptarëve aftësinë për të rrëzuar kriminelët. Të bëhesh palë me banditët, për të rrëzuar banditët, do të thotë të bëhesh si banditët. Asnjë komb pas Luftës së Dytë Botërore nuk e ka bërë këtë. Të gjithë kanë bërë një pakt: e kanë cilësuar krimin si pa parti. Ne dështuam dhe vazhdojmë të dështojmë me nder dhe sukses çdo ditë.

Në fund dua t’u jap përgjigje xixëllonjave që janë këtu tek balli i partisë: Fëmijët e fshatrave e vënë një xixëllonjë këtu në ballë për të gjetur derën e banjos, por ajo nuk është dritë që të nxjerr nga errësira” tha Blushi në Kuvend.

Në shtator të këtij viti, deputeti socialist Artan Gaçi në një intervistë për median tha pikërisht këtë gjë: PS zgjodhi të fortët në parlament, që të mos fitonte Berisha:

“Unë e kam bindje se nuk do të ekzistonte më opozita nëse populli na votonte dhe bandat tjetërsonin votën. Këtu luheshin fatet e vendit dhe jo ato të Partisë Socialiste. Imagjinoni se çfarë dite do të ishte nëse më 24 qershor 2013 fitues do të shpallej Sali Berisha?! Çfarë drame do të ishte për shqiptarët?! Ne do ta lejonim këtë rrënim të mëtejshëm të vendit?! Atëherë për të mbrojtur votën që hidhej për Partinë Socialiste, ne kontaktuam njerëzit më influentë në komunitetet e tyre për të ruajtur votën. Na duheshin njerëzit që i rezistonin presionit dhe kërcënimeve të banditëve të PD-së”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Debate për shkurtime në Shëndetësi, Vokshi pyet ministrin për “shtëpinë në Peruxha”, ndërhyn Spahiu: Ti s’ke logjikë
Manjani paralajmëron kontrolle mes prokurorëve dhe inspektime të gjyqtarëve: Kemi plot dosje »
Article Logic
Execution time: 0.031688928604126
array(1) { ["section"]=> string(100) "ben-blushi-ironizon-artan-gacin-ti-nje-xixellonje-te-balli-i-partise-me-te-shkon-deri-ne-banjo-26394" }