Ben Blushi kap mat Edi Ramën: Si u rrit artificialisht numri i delegatëve në kongres

Publikuar tek: politike, më 20:55 06-04-2016 Ben Blushi kap mat Edi Ramën: Si u rrit artificialisht numri i delegatëve në kongres

Deputeti i PS-së, Ben Blushi ka theksuar se numri i delegatëve në Kongres ka qenë artificial. Kjo sipas deputetit konfirmohet nga të dhënat e fundit të partisë se në referendum do të marrin pjesë 81 mijë persona.

Gjatë intervistës në emisionin “Tonight” në Ora News, Blushi tha se statuti i ri i Partisë Socialiste është ndryshuar në shtypshkronjë dhe nuk është i njëjti që i është propozuar Asamblesë 2 javë përpara Kongresit. Deputeti socialist deklaroi se Edi Rama do të mbetet kryetar parti edhe nëse nuk është kryeministër fal statutit që ndryshoi, duke shtuar se referendumi bie në kundërshtim edhe me vetë statutin e ndryshuar prej tij. Blushi tha se absurditete të tilla nuk ndodhin as në Korenë e Veriut.

Intervista:

Ilva Tare: Tshtunën referendumi, 81500 anëtare që do të votojnë. Ju për pyetjen si mendoni?

Ben Blushi: Sigurisht që jo, kam pasur rastin të shpreh për gatin dy maujt e fundit, që PS duhet të mbante zgjedhjet për kreun e PS. Cka i jep arsyen që është i trukuar, që ky mandat është i grabitur. Shqipëria është unike sepse nuk ka asnjë parti që kryetari të ketë një madnat 7-vjeçar. Ai thotë tani nuk do bëj zgjedhje, por do bëj referendum. Referendumi dhe zgjedhjet janë të ndryshme, në referendum votohet për cështje, kurse zgjedhjet bëhen për njeri. Është një rast unik që e bën Ramën qesharak.

Në vitin 2003 në kemi qenë në pushtet dhe kemi pasur një kryeministër. Edi Rama në atë kohë e mori teserën 2 javë para kongresit dhe kërkoi të ishte kandidat duke shkelur rregullat. Ne kemi pas një rregull në 2003 që të jesh kandidat për kryetar partie duhet të kesh të paktën 40 firma, pra 10% të kongresit të PS, nuk i mori 40 firma, por mori vetëm firmën time. Megjithatë e lanë të futej në garë. Pra PS i dha mundësi të futej në garë, por nuk i tha që meqe unë jam kryeministër ti nuk ke të drejtë të futesh në garë

Ilva Tare:  Pse nuk është normlae që Rama mos mandatohet?

Ben Blushi:  Edi Rama thotë që mandati i kryeministrit nënkupton mandatin e kreut të PS. Statuti thotë që zgjedhjet për kreun e PS bëhen njëherë në 4 vjet.

Ilva Tare:  Si po i masni mbështetësit?

Ben Blushi:  Bëjmë zgjedhje për të matur sa veta mbështesin Ramën dhe sa jo.  Referendumi nuk nënkupton zgjehdje për njeriun. Sipas statutit të PS thuhet 2 muaj para kongresid he dy muaj pas nuk ka referndum. Kjo nuk po ndodh, sepse ne kemi referendum 3 javë pas kongresit. E gjitha është një truk dhe manipulim i pastër. Qëllimi është që Rama të marrë mandatin pa zgjedhje. Keni parë njeri të marrë mandat pa zgjedhje?

Unë kam kërkuar, që për shkak se u vrendos një referendum jo statuor, i parregullot këta që e trukuan kongresin pa votim le të thonë sa veta marrin pjesë në një referendum.

Më në fund sot një zëdhënese e rilindjes tha se marrin pjesë 81 mijë. Kjo e rrëzon kongresin.

Dje isha në Berat dhe më thanë që ne nuk jemi në listë. Nuk ka listë të afishuar. Klikoni në faqen e PS dhe nuk ka listë zgjedhësish. Pra kam kërkuar që lista të jetë online, më në fund sot  tha që janë 81 mijë, kjo shofrë rrëzon kongresin. Kongreësi është ndërtuar mbi bazën e një parim cdo 100 anëtarë ka një delegatë.Në kongres u zgjdhën 940 delegatë, që do të thotë për 1 listë 94 mijë vetë. Sot u tha që lista është 81 mijë, kjo e rrëzon kongresin.

Pra numri i sotëm rrëzon të gjithë vendimet që janë marrë. Sepse është një kongres me 84 mijë anëtarë që kanë prodhuar 940 delgatë, kur lista në fakt qënka sic u tha sot 81 mijë vetë. E di pse është bërë kjo? Për të ulur, është ulur numri, në fakt ky është numër real, unë besoj më shumë se janë 81 mijë sesa 94 mijë, ai është i trukuar për të rritur artificialisht kongresin sepse i ka zënë paniku i pjesëmarrjes. referendumet quhen të vlefshme vetëm nëse 51% votojnë. Sepse natyrisht nëse në Shqipëri votojnë 52,53,54,55,56 % në PS i dalin që 95% e socialistëve votokan, po pse socialistët votojnë më shumë se shqiptarët? Pra është e trukuar.

Ilva Tare Pse mendoni që ata janë trembur prandaj kanë dhënë këtë shifër, sepse mbështetësit tuaj do ta bojkotojnë?

Ilva Tare: Pse mendoni që ata janë trembur prandaj kanë dhënë këtë shifër, sepse mbështetësit tuaj do ta bojkotojnë?

Ben Blushi: Unë kam thënë që unë nuk votoj, sepse nuk mund të legjitimoj një shkelje.

Ilva Tare: Ndërsa ata thonë që ju nuk merrni pjesë madje as vëzhgues nuk mund të kishit sepse vetëm 4 deputetë jeni të mbështetur..

Ben Blushi: Po ju ku e dini këtë,që janë 4 deputet?

Ilva Tare: Kaq janë publikisht tani.

Ben Blushi:  Shumica përcaktohet me votim. Nëse Rama me shokët rilindas është për PO, ka dy kuti një Po dhe një Jo, Rama është për po, sigurisht ka edhe njerëz për jo. Unë jam për jo dhe jam kundër referendumit dhe kam arsye. Pra ka dy palë. Unë kam kërkuar vëzhgues dhe nuk më është dhënë e drejta. Kam kërkuar të ketë fushatë, fushata është ndaluar. Kam kërkuar të ketë numërues. Kush do ti numëroj, Rama?

Ilva Tare: Partia Socialiste

Ben Blushi: Ka vetëm një palë që ka palën, ka listat, ka votuesit ka numëruesit dhe në fund nxjerrin rezultatin e shkruar në tavolinë.

Ilva Tare: Pra ata që do votojnë të shtunë janë sipas jush, njerëz që keni dyshime?

Ben Blushi: Unë nuk kam dyshime tek ata, por kam dyshime tek ata që po bëjnë referendum.

Ilva Tare: Votën do ta hedhin socialistët.

Ben Blushi: Vota e tyre nuk do të votohet, ky është parim stalinist. Pra nuk ka rëndësi kush voton, por kush numëron. Vota e tyre nuk do të numërohet.

Ilva Tare: Se mund të bëhet numërimi i hapur dhe pastaj…

Ben Blushi: Po këtu nuk u bë një votim në kongres, unë kërkovë votim të mbyllur dhe ju mendoni se do bëhet në 80 mijë votim publik?! Janë rreth 400 kuti, kjo nuk është thënë kam dy javë dhe nuk është thënë.

Ilva Tare:  Kujt ja kërkoni?

Ben Blushi: Unë i kërkoj në mbledhje grupi, aty kam kërkuar vëzhgues, numërues, fushatë dhe lista zgjedhësish dhe nuk më është dhënë kjo e drejtë.

Ilva Tare: Do të jeni në qendra votimi?

Ben Blushi: Unë nuk kam pse të jem në qendra votimi sepse kjo është një gjë e trukuar. Unë nuk mund të legalizojë një shkelje.

Ne kemi shumë pak eksperienca referendare. Është bërë për Kushtetutën, por ishte një çështje. Kushtetuta e vitit 1998 u hodh në referendum, por nuk ishte një njeri, por një çështje që populli ta pranojë ose jo. Në këtë rast për çfarë e hedhim referendumin?

Ilva Tare: Për çështje pra, nëse kryetarit i verifikohet apo jo automatikisht mandati..

Ben Blushi:  Po kjo është qesharake

Ilva Tare: Nuk po flasim për Edi Ramën, por për kryetarin e PS…Nëse Partia është në pushtet dhe kryetari është kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati?

Ben Blushi: Nëse nesër ka parlament ne jemi në koalicion, ne nuk jemi një parti autonome në kuptimin parlamëentar të fjalës, pra nuk kemi 71 mandate, por kemi 62-63, pjesën e mbetur të mndateve i ka një parti tjetër. Sot është e mërkurë, nesër është e enjte nëse LSI del nga koalicioni siç ndodhi, sepse ka ndodhur. A doli LSI nga koalicioni me Berishën në 2013, 3 muaj para zgjedhjeve? E zëmë se LSI del prap nga koalicioni, ky kryeministër rrëzohet në Parlament sepse nuk i ka numrat për të qeverisur. A mund tju pyes kush është kreu i PS në ato momente?

Ilva Tare: Sipas jush kush do jetë?

Ben Blushi: Nuk e di, nuk ka më prandaj them që kjo është një pyetje idiote, sepse i jep kryeministrit mandatit e kreut të PS, çka nuk mund ta ketë.

Ilva Tare: Kjo që po thoni është hipotetike

Ben Blushi: 20 deputetet e LSI që mbajnë qeverinë në fuqi dhe kanë të drejtë të zgjedhin kryeministrin, nëse këta tërhiqen votat e 81 mijë anëtarëve rrëzohen. Sipas pyetjes nëse kryeministri rrëzohëet, kush është kreu i PS.

Ilva Tare: Kjo që po thoni është hipotetike

Ben Blushi: 20 deputetet e LSI që mbajnë qeverinë në fuqi dhe kanë të drejtë të zgjedhin kryeministrin, nëse këta tërhiqen votat e 81 mijë anëtarëve rrëzohen. Sipas pyetjes nëse kryeministri rrëzohëet, kush është kreu i PS.

Pse kjo pyetje është absurde? Sepse i heq mundësinë e zgjedhjes së kryetarit të vet. Nuk ka asnjë organizatë në botë që i heq të drejtën vetës për të zgjedh atë që e drejton dhe ja delegon në rastin tonë LSI. Kjo është e zeza mbi të bardhë.

Socialistët mund të votojnë të shtunë por duhet të dinë që këtë të drejtë nuk e kanë marrë vetë, pra nuk kanë zgjedhur dot krytarin e partisë së tyre, por ja kanë deleguar Ilir Metës. Pra ja kanë dhënë të drejtën Ilir Metës për të zgjedhur kreun e PS.

Tare: Kongresi e votoi statutin e ri të Partisë. A nuk i rrëzon statuti i ri të gjitha pretendimet tuaja? U miratua me shumicë votash.

Blushi: Përkundrazi! Statuti që ta kuptoni është si një ligj. Në Parlamentin e Shqipërisë me sa kam unë eksperiencë, nuk ka asnjë ligj që mund të miratohet në parim. Edhe ky ligj është një normë. Ky statut nuk u votua nen për nen. Nëse shkojmë nesër në Parlament dhe miratojmë një ligj në parim, ai nuk ka hyrë në fuqi. Kushtetuta e Shqipërisë nuk e lejon për shkak se deputetët mund të bien dakord për parimin e ligjit, por mund të mos bien dakord për nene të tij. Ky ishte i vetmi votim që u bë aty. Statuti votohet në mënyrë të fshehtë. Dhe vetëm atëherë kuptohet mbështetja për të shmangur një absurditet që sapo ndodhi. E dyta çka e bën Edi Ramën totalisht qesharak, është norma që ka ndryshuar në shtypshkronjë. Ne kishim një Asamble 10 ditë përpara Kongresit dhe na dha një statut tjetër, i cili thoshte që kryetari i Partisë Socialiste jep dorëheqjen atëherë kur Partia humb zgjedhjet e përgjithshme. Edhe Laburistët që citon Edi Rama e kanë që në qoftë se kryetari nuk fiton zgjedhjet, largohet.  E dini se si përfundoi ky statut? U ndryshua në tipografi përpara Kongresit. Kjo normë sipas të cilës kur Partia humb zgjedhjet jep dorëheqjen dhe kjo normë u ndryshua në: kur Partia Socialiste nuk del forcë e parë në zgjedhje, kryetari jep dorëheqjen. Prapë i lihet LSI-së në dorë. Nëse LSI-ja shkon në një koalicion tjetër, Edi Rama qëndron në krye të Partisë, duke thënë se fajin e ka Ilir Meta që ikën nga koalicioni.

Tare: Ai thotë se nëse nga zgjedhjet del parti e parë, pavarësisht se çfarë vendos Ilir Meta (meqë po e marrim në vëmendje), ai mban mandatin e kryetarit.

Blushi: Nuk mund ta mbajë pasi nuk është kryeministër sipas këtij referendumi. E kuptoni se çfarë absurdi është futur Edi Rama?! Në qoftë se Ilir Meta ikën nga koalicioni, unë nuk e kam fajin, e ka Ilir Meta. Ky është absurditeti më..nuk është kinez…se kinezët nuk e bëjnë këtë. As koreano-verior.

Tare: Në Korenë e Veriut nuk besoj se bëjnë referendum..

Blushi: Ky nuk është referendum…është i fituar në tavolinë. Është një shifër e shkruar në tryezën e Edi Ramës.

Tare: U votua jo nen për nen. Deputetja Hafizi e ka ankimuar vendimin në Komisionin e Garancive Statutore. A mendoni se do të merrni përgjigje?

Blushi: Duhet të kishim marrë përgjigje. Siç duken bathët, përgjigja për ankesën tonë kundër referendumit jepet pas referendumit. Të duket kjo normale? Ne kemi ankimuar në Gjykatën e Partisë Socialiste që ky referendum është në shkelje të të gjitha normave të PS-së qofshin të vjetra, qofshin të reja. Vendimin për këtë çështje do jepet pas referendumit.

Tare: Pse zgjodhët ta bënit një betejë të hapur mediatike për çështjen e statutit të Partisë?

Blushi: Nuk ka asnjë strukturë që funksionon normalisht.

Tare: Çdo javë mblidhet grupi parlamentar!

Blushi: Grupi parlamentar merret me çështjet e Parlamentit.

Tare: Nuk keni pasur hapësirë për të dhënë vërejtjet tuaja?

Blushi: Jo unë, por askush. Në 3 vitet e fundit, nuk ka pasur asnjë forum që është mbledhur, as kryesi, as Asamble, as Kongres. Absolutisht asgjë! Çështjet e Partisë nuk kisha ku t’i ngrija. Kam kërkuar vetëm zgjedhje. Shqiptarët ta kuptojnë. A mund të penalizohem unë se kam kërkuar zgjedhje? Ka ardhur koha e zgjedhjeve. Unë nuk po kërkoj zgjedhje një ditë pas zgjedhjeve, por 7 vjet pas zgjedhjeve. Kjo është e vetmja gjë që kam kërkuar.

Tare: Një nga akuzat që bëjnë kritikët tuaj është se pse e bëni tani kur statuti është shkelur që prej qershorit të 2013-s.

Blushi: E kam kërkuar që atëherë. U tha që tani fituam zgjedhjet, prit pak. Prita tre vjet derisa u mblodh një Asamble.

Tare: Çfarë prisnit? Marrëveshjen e radhës me Edi Ramën, për të mos e thënë pazar? Prisnit disa gjëra që me sa duket nuk i arritët.

Blushi: Ata që mendojnë ndryshe nga unë, janë të gjithë shkelësi ligji dhe norme në Partinë Socialiste. Unë nuk kam fare debat me ata. Ata janë një absurd pa fund dhe krye.  Unë jam në debat me shqiptarët. Me Rilindjen i kam mbyllur hesapet. Të gjitha akuzat janë teza të Rilindjes. Rilindjen unë nuk e njoh për argument logjik, e njoh për një pushtim.

Tare: Ju keni bërë fushatë për Rilindjen në 2013-n, që kishte tezë kryesore Rilindjen. ?

Blushi: Kam bërë fushatë për Partinë Socialiste. Në fletën e votimit dhe në fushatën time, nuk kam folur një ditë për Rilindjen. E di pse? Sepse nuk kam pasur asnjë ditë shpresë se Rilindja mund t’i bënte ndonjë gjë Shqipërisë. Dhe për fat të keq apo të mirë,  ajo që mendoja u provua. Falimentimi më i madh në Shqipëri është Rilindja. Është e gjitha një falimentim në kuptimin administrativ dhe qeverisës. Është një pushtim i një partie për të pushtuar një qeveri.

Tare:  Zt.Blushi, Rilindja sipas jush nuk e përfaqëson Partinë Socialiste?

Blushi: Sigurisht që jo! Në qoftë se e shikoni nuk flas asnjë sekondë për Partinë Socialiste. Atë nuk e fajësoj për asgjë. Sepse është një parti nën terror pune.

Tare: Takoni ju në parti njerëz të terrorizuar?

Blushi: Shumë! Shumë!

Tare: Çfarë ju thonë?

Blushi: Shumë njerëz më thonë që ti ke shumë të drejtë. Nëse ata flasin, nesër nuk janë në punë. Është edhe e kundërta. Ngarkohen me punë pasi bëhen rilindas dhe shkarkohen sepse thonë se duhet të ketë zgjedhje në parti. Kjo ka ndodhur. Kjo është arsyeja pse unë kam kërkuar zgjedhje, sepse nëse do të votonin, socialistët do të votonin kundër Rilindjes. Dhe kjo është arsyeja pse Edi Rama nuk bën zgjedhje.

Tare: Nuk do ta njihni rezultatin e referendumit?

Blushi: Kjo është një vjedhje. Është një grabitje. Unë nuk kam ndërmend të legalizoj një grabitje. Ky është një mandat i grabitur dhe nuk kam mundësi ta legalizoj, edhe sikur të doja, pasi të gjitha normat janë shkelur.

Tare: Zt.Blushi ju jeni i vjetër në atë Parti. Nuk mendoni se i fyeni ata që do të votojnë të shtunën? Që e ndjejnë veten pjesë të Partisë Socialiste? Duke thënë: Kjo është një grabitje, kjo është një farsë! Sepse ka edhe nga ata militantë që janë të ndershëm.

Blushi: Ata nuk janë përgjegjës.

Tare: Kush është përgjegjës? Ata që akuzoni ju? Sepse ata me këto vota do të operojnë.

Blushi: Këta njerëz nuk janë përgjegjës. Ky Kongres është i zhbërë. Duhet të kishte 810 delegatë. Duhet të kishte 940 delegatë të zgjedhur. Ky është një truk. Nuk janë përgjegjës për numërimin e votave. E treta, ata nuk kanë opsion. Pra nuk ishte opsioni nëse do të ketë zgjedhje apo referendum. Kjo mund të ishte një çështje. Një flet votimi ku të shkruhej: doni zgjedhje apo referendum. Kjo mundësi nuk u dha, u dha vetë mundësia: a e doni kryeministrin apo se doni kryeministrin?

Tare: Ju e parashikoni rezultatin?

Blushi: Do jetë një truk!

Tare: Cili do të jetë vendimi juaj pas referendumit?

Blushi: Do të vazhdoj të mbetem anëtar i Partisë Socialiste jo rrilindist. Unë them rrilindist, jo rilindas. Në qoftë se Rilindja është një grup politik, anëtarët e saj janë rilindist!

Tare: Nuk është term pezhorativ?

Blushi: Ky është shpjegimi im!

Tare: Më datë 16 keni paralajmëruar një tjetër takim në Berat, pas Referendumit.

Blushi: Sigurisht do të jem shumë aktiv pas Referendumit. Ai nuk është dita e fundit, përkundrazi. Debati nuk mbyllet atë, por hapet. Sepse nevoja për zhbërë shkeljen nuk mbaron me ditën që shkelja sanksionohet.

Tare: Çfarë synoni?

Blushi: Të flasë me socialistët e gjithë Shqipërisë për t’u shpjeguar se çfarë nuk po shkon mirë dhe sa keq po qeveriset Shqipëria.

Tare: A nuk është shenjë demokracie që Partia Socialiste ua lejon? Të flisni me anëtarësinë.

Blushi: Pse Partia Socialistë do të më fusë në burg?! Statuti që kanë miratuar në Kongres i ka mbetur vetëm një nen pa shkruar, që Partia Socialiste siç ka shumë institucione, të ketë edhe polici dhe burg. Po ta kishte, unë do të futesha në burg. Unë nuk e marrë si shenjë demokracie. Një parti është demokratike jo kur lejon dikë të flasi. Këtë e lejon kur Shqipëria u hap në vitin 1991. Ne ekzistojmë si qenie të lira. Një parti është demokratike, kur bën zgjedhje, kur respekton normat që ka shkruar. Rilindja këto i ka shkelur të gjitha. Dhe unë mund të mos shkoj dhe t’u them socialistëve se çfarë kosto mund të paguajnë për shkak të Rilindjes.

Tare: Nëse nga këta 81 mijë anëtarë, 71 mijë anëtarë do të votojnë pro referendumit. Si do t’ua shpjegoni këtë farsë?

Blushi: Ju ku e dini se janë aq?

Tare: Do ta japë Partia Socialiste dhe ju do ta mësoni!

Blushi: Unë nuk e njoh rezultatin! Do t’i referohem si një shaka. Për sa kohë nuk vëzhgohet, nuk bëhet fushatë.. a keni parë njeri të bëj fushatë..

Tare: Po kanë dalë..zt.Klosi, zt.Tahiri, zt.Rama foli..

Blushi: Këta që përmende janë vartës. Unë po flas për njeriun që inicioi referendumin. Ky njeri nuk doli një ditë për të folur për referendumin. Unë nuk kam parë referendum në botë që ai që kërkon referendumin nuk bën fushatë. Referendumi u vendos në Kongres por fushata nuk është në kongres. Pra nga dita që u vendos deri më 9 prill, janë gati tre javë. Keni parë të bëhet fushatë?

Sepse njeriu që e inicioi e shkruan rezultatin në tavolinë. Ky referendum është skarco.

Tare: Ju doni të kandidoni për kryetar të Partisë Socialiste. Pse nuk mblidhni 10% të firmave të anëtarësisë për të kandiduar?

Blushi: Në këtë Kongres u vendos që statuti në fuqi të mos respektohet, i cili thoshte se ka zgjedhje një herë në 4 vjet. Ky statuti i ri nuk ka fuqi prapavepruese dhe nuk ka hyrë akoma në fuqi. Kjo vlen kur Ilir Meta del nga koalicioni dhe Edi Rama nuk ka më mandat. Atëherë vlen si normë.

Tare: Po e konsideron mbledhjen e 10% të firmave për të garuar?

Blushi: Ju thashë që mandatet janë të kufizuara, 4 ose 5 vjet. Kjo normë mund të funksionojë ditën kur të ketë zgjedhje dhe nuk dihet kur do të ketë. Kjo normë mund të zbatohet atë ditë kur Ilir Meta ikën nga koalicioni me ne. Nëse ai ikën në vitin 2050, deri atëherë nuk do të ketë zgjedhje në Partinë Socialiste. Piloti automatik iu la Ilir Metës dhe ai mund të zgjedh kryetarin e PS-së.

Tare: Kjo varet nga rezultati i zgjedhjeve në 2017-n se mund të ketë një parti tjetër…

Blushi: Sigurisht! Mund të jetë Sali Berisha. Mund të përfundojë se në qoftë se Rilindja dhe PD-ja e Sali Berishës bëjnë koalicion në Parlament, larg qoftë…e di se çdo thotë kjo për socialistët? Që kryetarin e Partinë Socialiste e zgjedh Sali Berisha.

Do të kërkoj që gjithçka që është bërë keq të zhbëhet. Që Partia Socialiste të kthehet në një parti normale që garanton të drejtën e zgjedhjes që zhbën këtë statut totalisht absurd në shkelje të Kushtetutës së Shqipërisë dhe të të gjitha normave të partive evropiane. PS të çlirohet nga Rilindja, dhe të qeverisë si një parti e majtë.

Tare: Në Rilindje marrin pjesë vetëm rilindas apo ka edhe nga Partia Socialiste?

Blushi: Rilindja ka pushtuar PS-në dhe nuk kam ndërmend të numëroj anëtarët e saj.

Tare: Në qeveri dihen emrat?

Blushi: Unë nuk merrem me vartësit, merrem me problemin. Ata janë vartës të problemit dhe nuk mund t’i konsideroj të lirë fatkeqësisht!

Tare: Cilido grupim politik ka disa rregulla që i zbaton ato. Ka disa vendime partie…

Blushi: Është e provuar që të gjitha rregullat janë shkelur. Ka njerëz që dalin dhe thonë se janë shkelur rregullat dhe janë dakord me këtë. Unë nuk mund të mendoj si ata. Nëse Rilindja thotë se nuk bëjmë zgjedhje se kishim shumë punë, do merrnim 1.6 miliardë euro borxh, kjo është puna që kanë bërë në 3 vet. Ku ndryshon në praktikë zgjedhja në referendum? Duhet të çosh në zgjedhje 81 mijë anëtarë. Të printosh fletët e votimit. E gjithë kjo është një kosto për PS-në!

Tare: Kjo do të thotë se nuk është farsë!

Blushi: Kuotat shkojnë për të paguar një farsë. Pse nuk e bëjnë këtë për të shkuar në zgjedhje. Anëtarëve nuk ju dha ky opsion! Në vitin 2017 në qoftë se i frymëzuar nga Rilindja, Parlamenti i Shqipërisë merr një vendim dhe thotë: Nuk ka zgjedhje, po ka referendum, ju do thoni se këtë opsion më dha Parlamenti. Ju do të pranoni referendumin!

Tare: Sigurisht që zgjedhje… Sa mbështetje mendoni që keni?

Blushi: Unë nuk jam mësuar që ta mas rezultatin me ngritjen e dorës në ajër. Ky Kongres nuk u lejua të votojë, ishte një ngritje dore në ajër. Unë jam mësuar që mbështetja matet me votë të lirë. Jam i bindur Edi Rama nuk ka mbështetje në Partinë Socialiste. Në atë Kongres, 90% të atyre janë vartës të Kryeministrit. Ju besoni që vartësit e Kryeministrit do të ngrinin dorën kundër kryeministrit? Vartësi humbin vendin e punës. Nuk jemi në Suedi.

Tare: Kolegu juaj Taulant Balla ka thënë se jeni ju shkelësi më i madh i statutit dhe se jeni deputeti që nuk keni qenë kurrë pranë zonës elektorale.

Blushi: Unë nuk merrem me vartësit. Unë merrem me problemin.

Tare: Pse nuk keni shkuar në Elbasan?

Blushi: Nga e dini ju?!

Tare: Nuk ju kemi parë…

Blushi: Më thoni takimet e deputetit që keni ndjekur? Unë kam zhvilluar takime deri ditën kur qeveria e Rilindjes nuk iu përgjigj asnjë gjëje që u premtoi qytetarëve. Njerëzit nuk votojnë vetëm për një vend pune. Votojnë për arsim, për paga dhe pensione më të larta. Votojnë kundër monopoleve. Ditën që konstatova që Rilindja nuk i përmbushi këto…

Tare: Kur ndodhi kjo? Në cilën ditë?

Blushi: Do t’ua them kur ta zbuloj!

Blushi flet nëse do të krijojë parti më vete!

Tare: Do të krijoni parti më vete?

Blushi:  Është e sigurt që unë kam dalë dhe do të dalë nga Rilindja.

Tare: Po nëse Rilindja është Partisë Socialiste?

Blushi: Unë besoj se nuk ka për të qenë asnjë ditë Rilindja dhe Partia Socialiste njësoj dhe nuk vë shenja barazie. Nga Rilindja kam dalë dhe do ta konsideroj një fatkeqësi politike. Do të konsiderohet falimenti më i madh politik në Shqipërinë moderne nga viti 1991 deri më sot.

Ilva Tare: Ju pyeta sa herë keni shkuar në Elbasan duke pasur parasysh çfarë u tha dhe këtu në këtë takim kur shkuat për kongresin.

Ben Blushi: Çfarë thanë ata?

Ilva Tare: Thanë ku jeni, ju kemi kërkuar sna keni hapur telefonin, nuk na keni ndihmuar kur kishim nevojë për ju. Nuk dinin që kishte hapur zyre të re PS.

Ben Blushi: Shqipëria është qeverisur keq në 3 vjet dhe mua më vjen zor për këtë, sepse kam kërkuar vota për një qeverisje tjetër dhe kjo nuk po ndodh. Deputeti në rastin tim, si e kuptoj unë të paktën dhe ky është ndryshimi që ka deputeti socialist nga deputeti i rilindjes. Deputeti i rilindjes është një dsipeçeri, unë nuk jam dispeçeri. Unë kam deputet që në 2001 dhe kam qenë një pjesë kohë në pushtet, shumë gjatë në opozitë dhe 3 vjet teorikisht në pushtet. Nuk kam qenë dispeçeri, që do të thotë në zonën tëndë dhe të emërosh nga pastruesja deri nga prefekti. Unë nuk e bëj ketë, nuk emëroj njerëz, sepse nuk është detyra e deputetit. Të gjithë deputetët e rilindjes, prandaj mua më vjen keq sepse ky është një infeksion. të gjitha normat dhe principet po rrëzohen. Një mik i huaj më tha që po e ktheni korrupsionin në kulturë. Korrupsioni nuk është vetëm të marrësh lekë, por edhe mënyra e të menduarit.

Administrata jonë është me e dobëta, jo sepse kemi shkollat më të dobëta, por sepse është e zgjedhur në mënyrë politike. Mes dy arsimtarëve të cilët mund të kenë CV dhe aftësi të ndryshme shkon deputeti dhe zgjedh kush është më i aftë. Unë nuk do ta bëja këtë. Unë nuk dua që mësuesin e fëmijëve të mi ta zgjedhë deputeti, ose infermieren e fshatit ta zgjedhë deputeti.

Ilva Tare: Ju këte  e keni luftë me Edi Ramën sepse doni të pozicionoheni ju dhe mbështetësit tuaj në qeveri apo në PS apo jeni realisht i shqetësuar për mënyrën si po qeveriset vendi ?

Blushi: Unë jam i angazhuar që në vitin 1991. Kam qenë një student dhe kam dalë si shumë shok të mij, me aq sa kuptonim, ishim të bindur se shoqëria ishte e pamerituar. në këto 25 vjet e kam kaluar jetën në opozitë. Edhe kur kam qenë në shumicë kam qenë oponente me disa pikëpamje. Edhe sot edhe dje, kjo mund të jetë fibra e karakterit tim. Unë jam për të mbrojtur disa parime. Kjo është pyetje themelore për njeriun dhe për veten time. Pyetja është: Jam me parimin apo jam me partinë, jam me njeriun apo jam me idenë? Mes parimit dhe partisë unë zgjedh parimin. Mes njeriut dhe idesë unë zgjedh idenë. Nëse qëndrojmë bashkë për një ide, psh të marrim më pak borxh publik. Ne shkojmë në zgjedhje duke thënë që qeveria para nesh e coi borxhin publik 65-68% dhe në do vijmë në pushtet për të marrë më pak borxh kjo është një ide. Ne vijmë në pushtet dhe jo vetëm nuk ulim borxhin që gjetëm, por e shtojmë gati me 10%.  Unë kam 2 vjet që them, por për fatin tim të mirë e tha edhe Rama si një njeri që nuk ka lidhje me ekonominë. Unë kam qenë për të reduktuar borxhin publik, ose për të marrë por jo për ta përdorur për pishina, kulla, për të blerë palma, por për të ndërtuar vepra të mëdha.

Këto janë disa ide. Të tjera, shëndetësia falas, është më e shtrenjtë. Tjetër ide që kemi pasur, të ketë një shkallë  taksimi progresiv, që të pasurit të taksohen më shumë. Kjo nuk po ndodh. Unë nuk jam kundër ideve…

Ilva Tare: 107 mijë vende të reja pune thotë qeveria juaj. Thotë që taksa është progresive dhe në fakt është, nga 10 ka shkuar në 15%..

Ben Blushi: E dini sa taksoheni ju?

Ilva Tare: Aq e kam 15%, por varet nga paga

Ben Blushi: Po jua them unë që e keni 23%. Pagat mbi 1 mln lekë taksohen 23% për çdo lekë. Kjo nuk është taksë progresive. Kjo është një arsye pse flas dhe jam kundër. Nuk  pranoj këtë sistem dhe këtë rëegjim që shqiptarëve i jepet mundësi ta votojnë për dy gjëra, dy parti të djathta, Rilindja dhe PD.

Rilindja është një grup politik, që përveçse ka uzurpuar PS dhe për këtë arsye dhe qeverinë nuk po i shërben njerëzve që e sollën në pushtet, njerëzve të farvër dhe të mesëm. Po i shërben një grupi pasanikësh që janë shumë pak dhe nuk janë përfaqësues. Dje kishin PD sot kanë Rilindjen. Ata janë gjithmonë në pushtet.

Ilva Tare: Po marr metaforën tuaj, po marr Rilindjen që u rivotua në 2015 në zgjedhjet lokale.

Ben Blushi: Çfarë doni të thoni me këtë?

Ilva Tare: Që kjo rilindje megjithë këto difekte që ju numëruat u rivotua..

Ben Blushi: Kjo nuk është argument për mua, sepse e vërteta nuk ka metër votën. Vendimet merren me votë.

Ilva Tare: E vërteta ka metër edhe votën sic ka fakte prova, denoncime, përndryshe hymë në fushën e abuzimit…

Ben Blushi: Abuzimi është ky: Nëse unë ju them që në Shqipëri norma e deflacionit është 0.2% është e vërtetë apo jo?

Ilva Tare: Këte e ka thënë INSTAT.

Ben Blushi: Nëse ju them që rritja ekonomike duhet të ishte minimalisht 3.5% dhe është nën 2.5% kjo është e vërtetë apo abuzim nga ana ime. Nëse ju them se Shqipëria ka marrë më pak investime të huaja në rajon, në 3 vjet ka thithur më pak se 1 mijë eyuro për frymë.  Bosnja, nëj vend i shpartathyer ka thithur 1800 euro për frymë investime të huaja. Nëse ju them që në 3 vjet rrogat dhe pensionet nuk janë shtuar më 1 lek…nuk ka ndodhur. Pra këto janë abuzim apo fakte. Po çrëndësi ka se ka fituar kryetar bashkie një batakçi, spo e them se ku.

Ilva Tare: Ma thoni tani.

Ben Blushi: Nuk e kam fjalën për këtu, do ta them me socialistët.

Ilva Tare: Investimet e huaja janë rritur 950 mln euro

Ben Blushi: A mund të më tregoni një investim të huaj.

Ilva Tare: Rrogat e policëve janë rritur me 25%. Ju më dhatë disa shifra, edhe qeveria me jep shifra këtu dhe në cdo studio. Çfarë të kuptojnë shqiptarët?

Ben Blushi: Shqiptarët le të kuptojnë çfarë të duan. Jemi në kushtet e deflacionit. Jemi në prag deflacioni 0.2. Nëse ky 0.2 bëhet 0 atëherë kemi deflacion.

Sot banka e uli normën e interesit. Është norma më e ulët historike. Pra shqiptarët po humbin dy herë.

Në pjesën e katërt të intervistës, Blushi flet për atë që ai e quan paketë dinjiteti për shqiptarët. Sipas tij, Shqipëria është vendi më i varfër në Evropë kur një qytetar i varfër jeton me 400 lekë të vjetra në ditë.

Tare: Ku do t’i gjeni paratë?

Blushi: Të gjithë ata që marrin ndihmë ekonomike duhet të dyfishohet..të paktën 100 mijë lekë të vjetër. Në qoftë se Rilindja nuk harxhon kaq shumë lek për palma dhe shpenzime luksi. Çdo ditë bën një miting. Është kosto makijazhi. Në qoftë se këto lekë prioritarizohen, të varfrit e Shqipërisë do të jetojnë pak më mirë. Unë propozoj që askush të mos marrë asistencë sociale në qoftë se nuk çon fëmijët në shkollë. Kam kërkuar energji falas nga shteti. T’i garantohet një minimum. Edhe me këtë buxhet mediokër, i cili u ka hequr shqiptarëve 400 milionë eurove, pavarësisht se del Rilindja thotë se kam bërë reformën e kuponit për shkak se qeveriset keq. Administrata publike nuk duhet të politizohet.

Tare: Nga 400 lekë në 1 mijë lekë nuk ndryshon shumë…?!

Blushi: Më mirë ta kenë apo mos ta kenë?!

Tare: Ka kritikë që thonë se Blushi është përtac dhe mizantrop! Unë mendoj se keni qenë një menaxher i mirë i Koha Jonë!

Blushi: Unë dua të vlerësohem mbi bazën e mendimeve të mia. Në qoftë se ju quani mizantrop një njeri që ka botuar 6 libra, me këtë më krahasoni me njerëz që nuk kanë bërë asgjë. Librat e mi janë gati 2 mijë faqe! Me gjen dot një rilindas që të ketë thënë 2 mijë fjalë? Kjo është fyese!

Tare: Cilët njerëzve do t’u drejtoheni? Të spektrit të majtë? Të majtë ekstremë?

Blushi: Shqipëria është në kushte emergjence. Ka disa gjëra që duhen bërë në kushte emergjence pavarësisht nga e majta dhe e djathta. Sali Berisha dhe Rama qeverisin njësoj, të dy kanë marrë borxh, qeverisin për të pasurit, kanë të njëjtën klientelë. Unë rilindjen e kam si një eksperiment njerëzor dhe artistik. Rilindja duhet rrëzuar! Rilindjen jo PS-në. PS-ja nuk është rilindja dhe shqiptarët nuk janë rilindja. Nëse ikën nga pushteti bëhet më e madhe pa Rilindjen.

Unë dua që të më vlerësojnë për gjërat që them. Shqipëria duhet të qeveriset shumë më mirë.

Rilindja përfaqësohet nga politikani i dytë më i vjetër demode. 18 vite në pushtet pa lëvizur nga karrigia.

Tare: Me çfarë e masni?

Blushi: Me idetë që ka…

Tare: E votuan…

Blushi: Shqiptarët e votuan për të hequr Berishën nga pushteti dhe për premtimet. Shëndetësia falas nuk është. 300 mijë vende pune nuk janë hapur. Taksë progresive absolutisht. Investime publike…vetëm kulla dhe pishina…sheshet e Shqipërisë po shëmtohen. Edhe shijet estetike janë komponentë i shëmtuar i Rilindjes.

Tare: Aksioni politik do të jetë një parti?

Blushi: Aksioni do të jetë për të flakur Rilindjen si i fundit fenomen politik që po na merr frymën. Unë nuk kam marrë vendim për të dalë nga PS-ja. Ditën që do të bindem që Rilindja dhe PS-ja janë njësoj do të marrë një vendim tjetër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reagimi Erjon Braçes: Berisha e shiti Ridvan Boden
Deputeti socialist: Berisha nuk njihte as baxhanakun që i vdiq në krye të detyrës që i caktoi djali i tij »
Article Logic
Execution time: 0.022627115249634
array(1) { ["section"]=> string(89) "ben-blushi-kap-mat-edi-ramen-si-u-rrit-artificialisht-numri-i-delegateve-ne-kongres-37007" }