Ben Blushi merr çmimin eseisti më i mirë por thotë: S’e meritoja, do të doja të mos isha kaq “Profet”

Publikuar tek: kulture-art, më 10:44 08-11-2015 Ben Blushi merr çmimin eseisti më i mirë por thotë: S’e meritoja, do të doja të mos isha kaq “Profet” Ben Blushi dhe kopertina e librit \"Hena e Shqiperise\" botuar nga UET Press

“Nuk e meritoj këtë çmim. Eshtë një libër shumë pesimist, sepse përshkruan një Shqipëri që duhej të ishte më e bukur dhe më e mirë. Nuk e meritoja, por jam i detyruar ta marr çmimin”. 

Kjo është deklarata e bërë nga politikani shkrimtar Ben Blushi i cili mbrëmjen e djeshme, përkundër gjithë zhurmës për spektaklin jo të arrirë në dhënien e çmimeve Kult, u vlerësua nga juria si Eseisti i vitit me Romanin e tij “Hëna e Shqipërisë”.

Vetë Blushi e ka ndjekur nga afër ceremoninë, ku edhe doli në skenë për të marrë çmimin.

“Hëna e Shqipërisë” një ese e gjatë e publikuar nga Blushi vitin e kaluar, përshkruan realitetin e Shqipërisë së djeshme, të sotmen dhe një parashikim me nota pesimizmi për të ardhmen.

“Hëna e Shqipërisë” mund të perifrazohet gjithashtu si një diagnozë që Blushi politikan i bën realitetit të sotëm, zhvillimeve në Shqipëri dhe në Kosovë edhe për vitet që do të vijnë. “Çfarë do të jetë Shqipëria në 100 vitet e ardhshme?” është një ndër pyetjet e Blushit në librin e tij botuar vitin e kaluar dhe pabarazia që shoqëron shtresat e shoqërisë shqiptare, janë hedhur në 19 ese që përshkruajnë “Hënën”. Libri, kur doli u konsiderua i shkruar në nota pesimizmi, por mund të thuhet se ndonjë nga profesitë e Blushit, nga viti i kaluar  kur u shkrua libri, deri më sot, ka ndodhur. Dy janë evidente, ajo e konfliktit fetar, dhe ajo e emigracionit të shqiptarëve që këtë vit ishte problem kryesor në vend dhe në Evropë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Filmi “Bota”, më i miri në Albanian Film Week në New York
Forumi për Trashëgimninë për varrin e Idromenos: Ministria e Kulturës do t’i bëjë të gjithë budallenj »
Article Logic
Execution time: 0.025249004364014
array(1) { ["section"]=> string(103) "ben-blushi-merr-cmimin-eseisti-me-i-mire-por-thote-s-e-meritoja-do-te-doja-te-mos-isha-kaq-profet-24947" }