Ben Blushi: Rama u mburr me humbjen e Kombëtares, gjeti lavdi në disfatë

Publikuar tek: politike, më 08:46 10-10-2015 Ben Blushi: Rama u mburr me humbjen e Kombëtares, gjeti lavdi në disfatë Ben Blushi

Ben Blushi, deputeti socialist ka bërë një analizë për kryeministrin Edi Rama dhe fjalimin e tij të ditës së djeshme, pas humbjes së Kombëtares Shqiptare të Futbollit në fushën e saj. Për Blushin Rama mburret edhe me humbjen ndaj Serbisë, duke dhënë kritika të forta.

Ja analiza e plotë e Blushit publikuar nga ‘’Panorama’’

“Vetem dy shqiptare po bejne sikur fituan nga humbja e Shqiperise ndaj Serbise. I pari eshte Ballist Morina. Ai humbi mundesine per te pare ndeshjen, por konsolidoi famen e dikujt qe po na ndihmon te shkojme ne France.

Nga ndeshja e mbremshme u kuptua se tri piket qe morem ne Beograd dhe qe po na mbajne ende ne loje jane fryt i fluturimit te dronit te tij te çmendur.

Ai na i lehtesoi tri piket qe koha provoi se ishin shume te veshtira per t'i fituar ne fushe. Megjithate, Ballist Morina nuk e ka zgjedhur pozicionin qe ka.

Jam i bindur se nuk do te donte to kishte pare ndeshjen ne qeli, por fati e desh qe emri i tij te fluturonte mbi stadium, megjithese kete here nuk e pati dot fuqine magjike te heres se pare.

Dje ai ishte nje dron i rrezuar perdhe. Edhe serbet ne Beograd nuk e rrezuan ne menyre aq profesionale sic beme ne.

Por, Ballist Morina nuk po kerkon asgje ne shkembim dhe nese kjo nuk e ben modest, te pakten e ben njerezor. I dyti shqiptar qe po perpiqet te na binde se edhe ai ka fituar, eshte Edi Rama.

Kete te dytin nuk e detyron askush te jape shpjegime per kenaqesine qe ka marre nga humbja. Megjithate, ai po e ben. Me patos, me kembengulje, me protokoll, me stil, i qeshur, i ngjeshur dhe i veshur. Enkas.

Ky kerkon patjeter te na thote se ai nuk eshte pjese e humbjes, se humbja ishte faj i atyre qe ishin ne fushe, ndersa sa i takon pjeses tjeter, dekorit, korit, rendit, vendit, policimit, mobilizimit, organizimit, ushqimit, parkimit, largimit, qetesise dhe kenaqesise se selfise, keto te gjitha, pra, ishin merite e tij. Edi Rama ka disa dite qe na thote se kunder serbeve kemi bere dy ndeshje.

Nje ne fushe dhe nje jashte fushe. Ne kemi humbur te paret, ai ka fituar te dyten. Kjo ua ben humbjen edhe me te dukshme atyre qe ishin ne fushe. Mburrja e padurueshme e Edi Rames per te gjetur lavdi edhe ne disfate, eshte edhe me e papranueshme.

Eshte acaruese. Eshte tregues i nje provincializmi, te cilin nuk e kemi hak. Edi Rama u tha shqiptareve se ne Elbasan askush nuk u rrah, nuk u hodh asnje gur, asnje shqiptar nuk guxoi te ngrinte zerin  per te share nje serb. Kjo eshte nje madheshti e ngritur mbi nje hidherim qe atij i shkon, por ne na lendon.

Pyetja eshte pse dyshonte Edi Rama se te gjitha keto do te ndodhnin? Pse i dukej sikur te gjithe ne qe ishim ne stadium kishim nje thike ne brez, nje gur ne xhep apo nje sharje ne gjuhe? A thua valle na njeh kaq pak? Cilin komb mendon ky se po perfaqeson?

A ka ngaterruar kombin, apo ka ngaterruar punen? Une besoj se ai ka ngaterruar punen qe i ka caktuar kombi.

Me fjalimin e papershtatshem qe mbajti, tregoi se beson se shqiptaret e kane zgjedhur sin je njeri, te cilin historia i ka caktuar nje mision: te permbaje instiktet e kombit te vet te marre. Dhe meqe pardje e beri, doli ta shpalle boterisht.

Natyrisht ky sukses qe politika e quan policim etik dhe shkenca mund ta konsideroje nje mutacion estetik, nuk mund te lihej ne heshtje.

Dhe Edi Rama nuk heshti.

Ai mori persiper suksesin mbi harbimin nacional dhe na la ne te tjereve tentacionin nacional te gabimit. Ai tha se, nese nuk do te ishte per meriten e tij, ne do te kishim dale nga kafazi dhe do t’i kishim shqyer serbet duke ua hedhur kockat ne Shkumbin.

Ja pra qe e ka bere detyren. Dhe ja pse duhet te jete ne detyre: per te na qetesuar, per te na ndryshuar, per te na mbrojtur nga terbimi qe kemi ne gjak.

I ka rene fatkeqesia te drejtoje nje vend te marresh, te cilet po mbahen ne zap me veshtiresi te medha qe bota duhet t’ia njohe si merite. Ndersa ne, si pune.

Edi Rama dje foli si gjykates i etikes sone kombetare. Ai nuk u mburr per ne. Ai u mburr per vete. Ai u soll si nje zbutes kombesh. Nese bota nuk ka njohur nje te tille, ja ku eshte. I veshur, i qeshur dhe i ngjeshur, siç mund te ishte çdo zbutes pasi del nga cirku ku i duhet te punoje. Por, megjithate, une nuk besoj se e ka bere me qellim. Nese kjo qe po them mund te duket e ngushelluese, ne fakt nuk eshte.

Edi Rama nuk na ka ulur ne. Ai ka dashur te ngreje veten. Nuk eshte pra nje mision, eshte nje zako

Por gjeti diten me te keqe per te na kujtuar diçka qe e dime. Dhe meqe gjeti diten me te keqe, diten e humbjes, beri punen me te rendomte  qe dikush mund te beje ne nje stadium.

U mburr me humbjen.’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Intrigat dhe prapaskenat e kërkesës së Metës për ndryshime në qeveri
Braçe në krah të Ramës dhe kundër Blushit: Do ishte akuzuar ai po të kishte incidente »
Article Logic
Execution time: 0.017903804779053
array(1) { ["section"]=> string(76) "ben-blushi-rama-u-mburr-me-humbjen-e-kombetares-gjeti-lavdi-ne-disfate-22778" }