Ben Blushi shkon në Kumanovë: Kur shteti është i pabesë, ky është fundi i tij (FOTO)

Publikuar tek: politike, më 12:50 19-05-2015 Ben Blushi shkon në Kumanovë: Kur shteti është i pabesë, ky është fundi i tij (FOTO)

Ben Blushi është i pari politikan nga Shqipëria që ka vizituar Kumanovën. Ai ka mbërritur sot në “Lagjen e Trimave”  ku është takuar me banorët e zonës më të prekur nga luftimet.

“Jam këtu për  të parë se çfarë ndodh me civilët e pafajshëm. Ju kanë cënuar pronat dhe dinjitetin njerëzor. Kur shteti është i pabesë ky është fundi i tij”, u shpreh ai para banorëve të Kumanovës.

Më  9 maj gjatë një përleshje me armë zjarri në  “Lagjen e  Trimave “, që banohet kryesisht nga shqiptarët u vranë 22 persona  si dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.

Incidentet  në Kumanovë dhe skandalet e përgjimeve kanë bërë që së fundmi në Maqedoni të shpërthejnë një valë protestash kundër qeverisë Gruevski.

Blushi2

Blushi3

Blushi4

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022735118865967
array(1) { ["section"]=> string(86) "ben-blushi-shkon-ne-kumanove-kur-shteti-eshte-i-pabese-ky-eshte-fundi-i-tij-foto-11489" }