Bën gruan për spital, burri nga Tirana e pëson edhe vetë (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:43 07-12-2017 Bën gruan për spital, burri nga Tirana e pëson edhe vetë (FOTO) ilustruese

Një burrë nga fshati Mazrek në Tiranë është arrestuar nga policia natën e mbrëmshme, pasi akuzohet për dy vepra penale.

Fillimisht ai është denoncuar nga e shiqja për dhunë në familje. Pas kontrollit të banesës, policia i gjeti atij edhe armë zjarri dhe municione.

“Arrestohet një shtetas për veprat penale “Armëmbajtje pa leje ” dhe “Dhunë në familje”. Sekuestrohet një armë zjarri gjysmë automatike.

Më datë 06.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Çlirim Lami, 44 vjeç, banues në fshatin Mazrek Tiranë, pasi rreth orës 20:00, në fshatin Mazrek, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike, duke i shkaktuar dëmtime bashkëshortes së tij, A.L., 35 vjeçe, banuese në fshatin Mazrek, Tiranë, së cilës ju plotësua kërkesë – padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëherëshme.

 

06badeac-15e0-493e-8267-b71d834880ac.jpg

Pas kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

• 1 (një) armë zjarri gjysmë automatike me nr: 10343718

• 73 (shtatëdhjetë e tre) copë fishekë model 54, kalibër 7.62 mm

• 69 (gjashtëdhjetë e nëntë) copë fishek model 56, kalibër 7.62 mm

• 2 (dy) krehëra fishekësh.

Materialet për këtë shtetas i`u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dhe “Dhuna në familje”, sqaron policia. 

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet i shumëkërkuari nga fisi Çapja në Elbasan, si u arrestua në mes të lokalit 40-vjeçari me 3 emra (VIDEO)
Makina bie në lumin Mat, policia sqaron ç’ka ndodhur gjatë orëve të vona »
Article Logic
Execution time: 0.024675846099854
array(1) { ["section"]=> string(67) "ben-gruan-per-spital-burri-nga-tirana-e-peson-edhe-vete-foto-102257" }