Bën llogaritë e rrogës së Mirush Kabashit dhe revoltohet keq kritiku i artit me Hervin Çulin: Këlysh k**ve

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:26 13-06-2018 Bën llogaritë e rrogës së Mirush Kabashit dhe revoltohet keq kritiku i artit me Hervin Çulin: Këlysh k**ve Hervin Culi dhe Mirush Kabashi

Debati për prishjen e Teatrit Kombëtar vijon të jetë “i nxehtë”.

Prej ditësh aktorët ka zhvilluar protesta para godinës së teatrit për të kundërshtuar prishjen e tij. Ndër ata që është shprehur mjaft ashpër për këtë është edhe aktori i madh Mirush Kabashi.

Ky i fundit  hodhi akuza edhe për Drejtorin e Teatrit Kombëtar Hervin Çuli në emisionin “Studio e Hapur”.

Ndërkohë Çuli ka reaguar ashpër lidhur me këtë duke e sulmuar aktorin Kabashi. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Çuli shkruajti se Mirush Kabashi ka 15 vjet në teatër dhe ka luajtur vetëm një herë rol.

Të shumta kanë qenë reagimet ndaj Çulit pas kësaj deklarate. I revoltuar ka reaguar edhe kritiku i artit Romeo Kodra i cili bën “llogaritë” e rrogës që mund të ketë bërë aktori i madh dhe i “kthehet keq” Çulit.

“Le të themi me Hervin Çulin që Mirush Kabashi ka marrë rrogën për 15 vjet për një shfaqje. Le të marrim tani sikur Mirush Kabashi, në këto 15 vite, e ka patur rrogën mesatarisht 500 dollarë në muaj (që nuk e ka parë as në ëndërr). Pra i bie në vit 6000 dollarë dhe në 15 vite 90.000 dollarë. Unë mendoj se Mirush Kabashi, më pëlqen apo nuk më pëlqen mua, i meriton më shumë ato 90.000 dollarë në 15 vite sesa një këlysh kurve i çfarëdoshëm që ka zaptuar karriken e Drejtorit të Teatrit Kombëtar duke i lëpirë bythën partive politike dhe paguhet prej më shumë se katër vitesh me taksa publike”, shkruan me nota revolte Kodra.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « O ME CIVILIZIMIN, O ME BARBARËT
Rroga qyl e Mirush Kabashit »
Article Logic
Execution time: 0.021246910095215
array(1) { ["section"]=> string(111) "ben-llogarite-e-rroges-se-mirush-kabashit-dhe-revoltohet-keq-kritiku-i-artit-me-hervin-culin-kelysh-k-ve-124229" }