Benet Beci çfarë e lidh drejtorin e PD me socialistët, 13 dalje publike me Edi Ramën

Publikuar tek: politike, më 19:30 03-03-2015 Benet Beci çfarë e lidh drejtorin e PD me socialistët, 13 dalje publike me Edi Ramën Benet Beci sot ne Vlore me kryeministrin Edi Rama

Benet Beci, kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, u shfaq sot në qytetin e Vlorës, në krah të kryeministrit Edi Rama, duke treguar me letra rrugën lidhëse mes autostradës dhe transballkanikes. Ndoshta shumëkush nga demokratët, nuk e harron dot emrin e Benet Becit, ish kandidatit të PD në zgjedhjet e 2013 në qytetin e Shkodrës. Por të gjithë pyesin për “karrierën” e tij të sukseshme, edhe gjatë qeverisjes socialiste.

Kështu, veç ditës së djeshme, ku u shfaq krah kryeministrit Rama, Benet Beci, ish kandidati i PD për deputet në zgjedhjet e 2013, ka dalë publikisht me kryeministrin Edi Rama plot 12 herë të tjera, sipas njoftimeve për shtyp që ka publikuar vetë Fondi Shqiptar i Zhvillimit që drejton zoti Beci. Duke filluar që nga 18 dhjetori 2013 në Sarandë, ku është edhe dalja e tyre e parë publike, për projektet e rrugëve rurale në Sarandë, për të vazhduar më pas në konkursin e fonotekës Marubi, mandej në gusht për shëtitoren e Vlorës dhe fshatrat e Borshit që po shtroheshin me rrugë të reja; duke inspektuar qendrën e Lezhës për transformimin e qyteteve dhe hyrjet në kryeqytet; më vonë në inspektimin e ndricimit e gjelbërimit në autostradë, por edhe gjelbërimin në rrugët e Farkës, për të mbërritur në rrugët rurale të Shkodrës, më vonë në Urën e Goricës në Berat, në Malësinë e Kelmendit për rrugët rurale, e për të zbritur ditën e djeshme në Vlorë, në daljen e tyre trë 13-të së bashku përpara mediave.

Ndërkohë që menjëherë me marrjen e qeverisjes nga e majta, shumëkush mendoi se zoti Beci, për shkak të kandidimit të tij në zgjedhje me PD, do të ikte. Por kjo nuk ndodhi. Njeriu që drejton fondin Shqiptar të Zhvillimit, e për të cilin u thanë me mijëra fjalë, që nga marrja e parave nën dorë e deri tek vila super e mbrojtur në periferi të Tiranës, nuk pati asnjë të kaluar largimi apo hetimi, siç shpreheshin më parë socialistët për shkak të shërbimeve me shtrimin e rrugëve për qëllime elektorale nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, vetëm në zonat e veriut sipas tyre.

Ka 18 muaj që qeveris e majta, dhe Benet Beci, ka dalë 13 herë në krah të kryeministrit Edi Rama për inspektime apo inaugurime. Afërsisht, një dalje në cdo 45 ditë.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tom Doshi dhe deputetët e inkriminuar sipas Wikileaks
Çështja Doshi/ Rama takim me Metën në Kuvend, u bashkohet dhe Tahiri »
Article Logic
Execution time: 0.3960599899292
array(1) { ["section"]=> string(88) "benet-beci-cfare-e-lidh-drejtorin-e-pd-me-socialistet-13-dalje-publike-me-edi-ramen-4903" }