Benevento bën historinë, ngjitet për herë të parë në Serie A

Publikuar tek: sport, më 23:07 08-06-2017 Benevento bën historinë, ngjitet për herë të parë në Serie A

Historia e këtij klubi mund të ngjajë me atë të hirushes pasi vetëm një vit pasi siguroi ngjitjen për herë të parë në historinë e tij në Serinë B, klubi i vogël italian ka realizuar një tjetër mrekulli, ka prerë biletën për ngjitjen historike në Serinë A.

Skuadra e drejtuar nga Marko Baroni, kishte mbyllur sezonin e rregullt në vendin e pestë, duke siguruar pjesëmarrjen për në play-off. Aty, ajo arriti të kalonte me sukses duelet me Specian dhe Peruxhian, triumfoi edhe në sfidën e dyfishtë ndaj Karpit, falë golit të Pushkash në sfidën e dytë për të prerë këtë biletë historike për në elitën e futbollit italian.

Ndaj që nga sezoni i ardhshëm, komuna e vogël pranë Napolit, me një stadium prej 12 mijë vendesh, do të presë ekipet më të mëdha të futbollit italian, me shpresën për të dhuruar magji të tjera.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 2 mijë kilometra përgjatë Shqipërisë, starton Rally Albania 2017
Ndeshja Kosovë-Turqi, policia e Shkodrës merr masa: Këto rrugë do bllokohen »
Article Logic
Execution time: 0.014555931091309
array(1) { ["section"]=> string(65) "benevento-ben-historine-ngjitet-per-here-te-pare-ne-serie-a-81781" }