Bënin deri 12 mijë euro në ditë, pranga 8 shqiptarëve për shfrytëzim prostitucioni

Publikuar tek: rajon, më 18:10 16-04-2018 Bënin deri 12 mijë euro në ditë, pranga 8 shqiptarëve për shfrytëzim prostitucioni

Tetë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, si pjesë e një rrjeti të shfrytëzimit të prostitucionit.

Sipas raportimeve, shqiptarët e arrestuar janë nga mosha 25 deri në 68 vjeç dhe janë arrestuar gjatë një aksioni në Athinë. Ata shfrytëzonin shtetase të huaja, kryesisht bjelloruse, duke i detyruar të prostituonin deri në 18 orë në ditë me një pagesë prej 20 euro.

Shqiptarët fitonin nga 8 mijë deri në 12 mijë euro në ditë.

Hetimet nisën kur disa vajza bjelloruse që kishin shkuar në Greqi për të përfituar azil, denoncuan në policinë Helene grupin e shqiptarëve. Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë publik.

Më shumë në këtë kategori: « Riorganizimet në qeverinë SERBE, futbollisti i njohur në postin e MINISTRIT
Tragjike: Vogëlushja shqiptare mbytet në pishinën e hotelit ku punonte e ëma »
Article Logic
Execution time: 0.0040600299835205
array(1) { ["section"]=> string(88) "benin-deri-12-mije-euro-ne-dite-pranga-8-shqiptareve-per-shfrytezim-prostitucioni-117103" }