Benzema jashtë finaleve të Euro 2016-ës

Publikuar tek: sport, më 22:47 10-12-2015 Benzema jashtë finaleve të Euro 2016-ës

Sulmuesi i ekipit të kombëtares franceze të fubollit, Karim Benzema, nuk do të jetë në Euro 2016 nëse çështja e tij gjyqësore nuk do të përparojë.

“Ai nuk është më i grumbulluar”, deklaroi sot Noël Le Graët, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), duke iu referuar Benzemasë, i cili është nën hetim për shkak të një afere për shantazh me një filmim me skena erotike kundër një futbollisti tjetër të kombëtares franceze, Mathieu Valbuena.

“Karim Benzema nuk mund të grumbullohet derisa kjo situatë të ndryshojë, derisa të ketë risi në dosien e tij”, njoftoi Le Graët para gazetarëve.

Franca do të përgatisë dhe do të luajë Euro 2016 pa sulmuesin e saj më të mirë, vetëm nëse ka ndonjë ndryshim të papritur të çështjes gjyqësore në favor të Benzemasë.

Më 19 dhjetor, lojtari i Real Madridit mbush 28 vjeç dhe është golashënuesi më i mirë ende aktiv i ekipit të Francës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Barcelona ‘kualifikon’ Romën, Gent surpriza e kësaj faze
Përfundon aventura e Skënderbeut në Europa League, rusët fitojnë në Elbasan »
Article Logic
Execution time: 0.004331111907959
array(1) { ["section"]=> string(45) "benzema-jashte-finaleve-te-euro-2016-es-27472" }