Benzi përplas këmbësorin, 48 vjeçari vdes rrugës për në spital (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:33 22-05-2019 Benzi përplas këmbësorin,  48 vjeçari vdes rrugës për në spital (EMRI)

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në Ballsh.

 Policia bën të ditur se sot rreth orës 13:15, në qytetin e Ballshit, shtetasi G.M, 26 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka aksidentuar shtetasin Isa Malaj, 48 vjeç, banues në Ballsh, i cili ishte duke ecur në këmbë.

Njoftimi i plotë:

Sot rreth orës 13:15, në qytetin e Ballshit, shtetasi G.M, 26 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka aksidentuar shtetasin I.M,48 vjeç, banues në Ballsh, i cili ishte duke ecur në këmbë.

Për pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime dhe pas ndihmës së parë në Spitalin e Ballshit u trasportua për në Spitalin Rajonal Fier por gjatë rrugës ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031275987625122
array(1) { ["section"]=> string(73) "benzi-perplas-kembesorin-48-vjecari-vdes-rruges-per-ne-spital-emri-165283" }