Beqaj: Shërbimi i Urgjencës është i mirë?! Zor se bind veten. Unë nuk tërhiqem!

Publikuar tek: politike, më 14:05 03-02-2016 Beqaj: Shërbimi i Urgjencës është i mirë?! Zor se bind veten. Unë nuk tërhiqem!

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka deklaruar se është i vendosur në reformën për shërbimin e urgjencës në Shqipëri. Edhe pas zërave kundër nga mjekët e Urgjencës Mjekësore në Tiranë dhe ish-ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili, sërish Beqaj ka thënë se është i vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj reforme. “Është e qartë se PD ka vendosur ta shpenzojë kohën e mandatit të saj në opozitë, duke shpikur për çdo reformë, kanë vendosur të më përbaltin dhe mua. Është puna ime, unë nuk tërhiqem, sepse ky është drejtimi i duhur!’’, tha Beqaj.

Deklarata e Beqajt:

“Që të thuash sot se sistemi i urgjencës është mirë siç është, zor se bind edhe veten jo më të tjerët, ne do ta reformojnë tërësisht shërbimin. Jemi angazhuar, e kemi studiuar në 2 vjet.

Kemi një vendim qeverie që krijon Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore. Ne po ngremë institucionin, po ndërtojmë vetëdijen.

Çfarë presim nga ky ndryshim radikal? Presim një sistem kombëtar, me shpejtësi dhe cilësi, për të patur më shumë jetë të shpëtuara.

Që nga data 1 Nëntor ne ndjekim përditë se çfarë bën secila nga autoambulancat, që nga data1 dhjetor ne dokumentojmë me saktësi në çdo rast.

Po ta krahësojmë me autoambulancat jashtë, kemi një flotë që mund ta përballonte, por e menaxhuar keq dhe e vendosur keq në territor. Njerëzit vijnë me mjetet e veta. Ajo flotë autambulancash përdoret shumë pak në 24 orë.

Do ta rrisim më shumë volumin, duke patur më shumë skuadra në territor, në çdo pjesë tjetër të Shqipërisë do të ketë urgjencë të nevojshme në spital.

Për qytetarët e Tiranës nuk do ndryshojë asgjë por ne do shpresojmë që përgjigja ndaj tyre të jetë më e shpejtë. Sepse në Tiranë sot vetëm 3 autoambulanca.

Personeli shëndetësor nuk do ndryshojë asgjë, tashmë do jenë pjesë e spitaleve universitare, do rrisin cilësinë e tyre profesionale. Është e qartë se PD ka vendosur ta shpenzojë kohën e mandatit të saj në opozitë, duke shpikur për çdo reformë, kanë vendosur të më përbaltin dhe mua. Është puna ime, unë nuk tërhiqem, sepse ky është drejtimi i duhur!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sherr deputetesh në komision, dy gratë zihen keq. Socialistja-demokrates: Sado të xhirosh, xhiron gabim o Albana Vokshi!
Ministri Cani flet nga Rrësheni për Kongresin e PS: Çfarë thotë ai për Ramën dhe zgjedhjet »
Article Logic
Execution time: 0.027958154678345
array(1) { ["section"]=> string(80) "beqaj-sherbimi-i-urgjences-eshte-i-mire-zor-se-bind-veten-une-nuk-terhiqem-31641" }