Beqaj shkarkon shoferin e ambulancës që nuk ndizej

Publikuar tek: politike, më 16:12 30-11-2015 Beqaj shkarkon shoferin e ambulancës që nuk ndizej

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka shkarkuar sot shoferin e ambulancës që nuk arriti të ndizej gjatë ndeshjes Tërbuni - Teuta.

Me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj është pezulluar shoferi i ambulancës, pasi ka rezultuar se mosndezja e mjetit nuk ka ardhur nga defekte. MSH nuk jep detaje të tjera, ndërkohë që paralajmëron se nesër do të ketë masa të tjera për këtë rast. Ndërkohë MSH po analizon edhe mosreagimin e infermieres në ambulancë.

Situata tragjikomike kulmoi në momentin kur shoferi i autoambulancës nuk ndodhej në vendin e tij duke humbur sekonda të vyera derisa të ngjitej në automjetin e tij, por pa mundur ta ndezë. U desh ndihma e zjarrfikëses që të ndizej autoambulanca dhe Gebor të nisej me urgjencë drejt spitalit të Pukës për të marrë ndihmën e nevojshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekskluzive/ Kush është truproja femër e pandarë e Edi Ramës (FOTOT)
Nishani në Paris: Shqipëria mbështet arritjen e marrëveshjes universale për klimën »
Article Logic
Execution time: 0.032814025878906
array(1) { ["section"]=> string(56) "beqaj-shkarkon-shoferin-e-ambulances-qe-nuk-ndizej-26613" }