Beqaj sqaron ndryshimin ndërmjet koncesioneve dhe partneritetit publik-privat në shëndetësi: Nuk po i japim gjë privatit, rëndësi ka cilësia

Publikuar tek: ekonomi, më 23:20 13-12-2016 Beqaj sqaron ndryshimin ndërmjet koncesioneve dhe partneritetit publik-privat në shëndetësi: Nuk po i japim gjë privatit, rëndësi ka cilësia

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka folur në emisionin “Studio e Hapur” të moderatores Eni Vasili duke treguar ndryshimin e madh në Shëndetësi në tre vitet e fundit, ndryshim që sipas tij merr hov edhe nga partneriteti publik-privat, siç është ai për hemodializën, check-up-in, dhe streilizimin.

Ai është ndalur edhe tek koncesioni për laboratorët, i cili ka hasur kundështime të shumta nga bluzat e bardha, madje ka patur edhe protesta nga laburantët.

Eni Vasili: Do doja të flisnim së pari për koncesionet. Ka patur akuza për këto koncesione, madje edhe protesta nga laburantët.

Ilir Beqaj: Këto nuk janë koncesione, por partneritet publik-privat. Koncesioni është një e drejtë që shteti e ka dhe vendos t’ia japë dikujt. Ligji që flasim ne është partneritet, ku shteti i thotë privatit t’i kryej disa misione që unë kam detyrë për t’i kryer, ose t’i kryejmë së bashku.

Partneriteti i dializës është një rast tipik ku unë jam i detyruar t’ia garantoj dializën një pacienti tre herë në javë, dhe për këtë më ndihmon privati. Edhe sa i takon check-up është njësoj. Partneri privat ndihmon në realizimin e këtij procesi.

Sa i takon atij që quhet sterilizim, që në fakt është furnizim me instrumente mjekësore të rëndësishme, do të thotë se ku shqiptarët të hyjnë në sallat e operacionit kam për detyrë të operohen me cilësi dhe me standard steriliteti.

Dhe privati i sterilizon ato, i çon në salla, furnizon ekipin mjekësor, dhe më pas i rimerr për sterilizim. Ndërsa ato që janë njëpërdorimshe, i çon për riciklim. Nuk po i japim gjë privatit.

Eni Vasili: Po i jepni para shumë…

Po të them që i jep për 10 vite pak nga pak. Unë si shtet s’kam hapësirë fiskale dhe zgjedh këtë mënyrë, vjen privati me paratë e veta bën investimin fillestar, sigurisht që fiton…

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1202609539032
array(1) { ["section"]=> string(144) "beqaj-sqaron-ndryshimin-ndermjet-koncesioneve-dhe-partneritetit-publik-privat-ne-shendetesi-nuk-po-i-japim-gje-privatit-rendesi-ka-cilesia-62565" }