Berat Buzhala: Zgjedhja e Thaçit President do ta kthejë Kosovën në Republikë Presidenciale

Publikuar tek: politike, më 12:47 09-04-2016 Berat Buzhala: Zgjedhja e Thaçit President do ta kthejë Kosovën në Republikë Presidenciale

Opinionisti Kosovar Berat Buzhala në një analizë që ka bërë për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës është shprehur se Kosova do të shndërrohet në një Republikë Presidenciale, pasi Thaci nuk mundet të jetë një president pasiv.

“Hashim Thaci është mjeshtër i moszgjidhjes së problemeve, por në Kosovë, pavarësisht të gjithave, në fund fiton gjithmonë Thaci” ka thënë Buzhala për për emisionin Oktapod të Turjan Hyskës.

Për Buzhalën, në arritjen e kësaj ambicjeje të Thacit, ka dhënë ndihmë të madhe opozita e Albin Kurtit e cila sipas tij, veproi pa alternativë dhe me metoda që janë konsumuar 100 vjet më parë. Lidhur me vazhdimësinë e politikës në Kosovë, Buzhala parashikon ngjarje interesante, duke shprehur për herë të parë, se të gjithë eksponentët e pakënaqur nga partitë kryesore, do të bashkohen, për të krijuar një pol të ri, i cili do të jetë, alternativë shumë e pëlqyeshme për Kosovën.

Në këtë grup, Buzhala rendit Shpend Ahmetin, Mimoza Kusari Lilën, e personazhe të tjerë që sipas tij, kanë filluar të bisedojnë jo hapur me njëri-tjetrin, për këtë ide. Përsa i përket vazhdimësisë së PDK-së, Buzhala thotë se Kadri Veseli do të pasojë kreun e kësaj partie, por jo në pozitat që ka Lulzim Basha karshi Berishës, por si lider me personalitet individual. Ndërsa lidhur me skandalin e Panama Papers, Buzhala përmend se do të ketë edhe 1 ose dy kompani nga Kosova, të përfshira në këto dokumenta, të cilat njihen si kompani pranë qeverisë dhe pranë PDK-së. Politikanët në Shqipëri e Kosovë, janë në parajsë fiskale, morale, narkotike  dhe politike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Balla: Referendumi një ngjarje e rëndësishme, deri tani pjesëmarrja mbi 50%
Endri Fuga shkruan vetëm një fjali për arrestimin e vëllait të Enkelejd Alibeajt »
Article Logic
Execution time: 0.02271294593811
array(1) { ["section"]=> string(95) "berat-buzhala-zgjedhja-e-thacit-president-do-ta-ktheje-kosoven-ne-republike-presidenciale-37245" }