Berat Gjimshiti në Serinë A, arrin akordin me skuadrën italiane

Publikuar tek: sport, më 23:04 15-01-2016 Berat Gjimshiti në Serinë A, arrin akordin me skuadrën italiane

Berat Gjimshiti është shqiptari i radhës që bëhet pjesë e kampionatit italian. Mediat e këtij vendi shkruajnë se është arritur marrëveshja mes klubit të Zyrihut dhe Atalantës për transferimin e mbrojtësit në Serie A.

Një hap i madh ky për 22 vjeçarin, i cili do të bëhet pjesë një prej kampionateve më të fuqishme në botë, ndërkohë që Atalanta renditet momentalisht në mes të tabelës së klasifikimit.

Gjimshiti ka gjetur shumë pak hapësirë në klubin ku aktualisht ndodhet, ndërkohë që ai do të jetë shqiptari i dytë që transferohet në Itali nga Zvicra, pas lëvizjes së Arlind Ajetit te skuadra e Frosinones.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Maradona: Nëse Napoli shpallet kampion, do nisem me helikopter
Studimi/ Shqipëria dhe Algjeria, Kombëtaret me numrin më të lartë të futbollistëve të lindur jashtë »
Article Logic
Execution time: 0.022615909576416
array(1) { ["section"]=> string(68) "berat-gjimshiti-ne-serine-a-arrin-akordin-me-skuadren-italiane-30122" }