Berati më i bukur se kurrë, rreth 1000 të huaj pronotojnë çdo dhomë hoteli (FOTOT)

Publikuar tek: kulture-art, më 20:38 23-07-2016 Berati më i bukur se kurrë, rreth 1000 të huaj pronotojnë çdo dhomë hoteli (FOTOT)

Berati, qyteti i një mbi një dritareve s’ka qenë ndonjëherë më i bukur. Dhe e dini kush është arsyeja? Festivali Multikulturor që zhvillohet përgjatë datave 21-22-23 korrik për të tretin vit rradhazi si një mundësi e mirë e promovimit të turizmit.

Aktualisht në Berat nuk e gjen një vend në ndonjë prej hoteleve pasi të gjitha janë pronotuar nga turistët e huaj të etur për pak traditë, histori e kulturë që ky qytet i ka me shumicë. Sigurisht në këtë event nuk mungojnë as vendasit të cilët në fakt mezi i kanë pritur këto 3 ditë kur qyteti i tyre merr një pamje krejt tjetër.

Risia e këtij viti është Kampi i Punës “Gurskalitësit e Beratit”, bashkëpunim mes Bashkisë së Beratit dhe Aleancës Franceze. Kampi do të bashkojë për 25 të rinj dhe të reja nga Franca e Berati. Për 12 ditë të rinjtë se bashku do të trajnohen dhe do të ushtrohen në fushën e gurskalitjes me eksperiencë. Gjatë trajnimit do të riparohet dhe shtrohet me kalldrëm një sipërfaqe prej 30 m2 në lagjen Goricë dhe për këtë ata do të çertifikohen.

Në këtë festival i jepet një rëndësi edhe komuntetit rom. Përmes broshurave, të huajt njihen me historinë e komunitetit në qytetin e Beratit. Festivalit Multikulturor nuk mund t’i mungonte kurrsesi edhe Grupi Folklorik i Beratit që kanë lezetuar gjithçka.

Për më tepër shikoni fotot për të thithur sadopak nga atmosfera gjalluese që është krijuar në qytetin e një mbi një dritareve.

kom.jpg

kom1.jpg

berat1.jpg

 

berat2.jpg

beray3.jpg

berat5_copy.jpg

 gr.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lajm i bukur, Dua Lipa në Tiranë më 10 gusht
Agollit i çojnë bustin 200 kg në shtëpi, dhe ai ka një arsye pse nuk do që busti i tij të vendoset në shkollën me emrin e vet »
Article Logic
Execution time: 0.078658103942871
array(1) { ["section"]=> string(85) "berati-me-i-bukur-se-kurre-rreth-1000-te-huaj-pronotojne-cdo-dhome-hoteli-fotot-47535" }