Berisha: 41 mijë dekodera kanë mbërritur në doganë, Edi Rama vjedh bashkë me Dixhitalb 1.7 mln dollarë

Publikuar tek: politike, më 19:56 06-12-2015 Berisha: 41 mijë dekodera kanë mbërritur në doganë, Edi Rama vjedh bashkë me Dixhitalb 1.7 mln dollarë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë, Edi Rama, se pa u realizuar ende tenderi ka ndarë së bashku me kompaninë “Dixhitalb” 1.7 milionë dollarë me dekoderat që do të ndahen për familjet në asistencë.

Dje Digitalb ka sjellë në doganën e portit të Durrësit, 41,000 dekoderat për të cilat do bëhet tenderi më datë 7 dhjetor. Pa u zhvilluar tenderi fare, kompania Dixhitalb ka ndarë paratë me Edi Ramën dhe ka sjellë dekoderat. Po të shohësh dokumentet e tenderit, si asnjëherë kërkohet që të shpërndahen 41,000 dekodera VETEM për 10 ditë!!!

Dmth nuk ka kohë, tenderi është fiktiv dhe dekoderat duhet të jenë gjendje para datës 7 dhjetor. E turpshme edhe që burimi i financimit është Fondi i Emergjencave të Shtetit, ai që përdoret për përmbytjet apo rëshkitjet e dherave. Në përmbytjet e marsit 2015 nuk u shpall gjendja e jashtëzakonshme dhe nuk ju dha asnjë lek banorëve nga fondi i emergjencës së shtetit, ndërsa tani del se 1.7 milionë dollarë të emergjencave do përdoren për të ndarë Edi Rama paratë me Digitalb për gjoja familjet në asistencë.

Paradoksi qëndron edhe në faktin se ndihma ekonomike ju hoq 40,000 familjeve vetem pse kishin TV në shtepi, ndërsa tani atyre që nuk kanë TV do u japin dekodera. Po kush i pyeti edhe ato familje nëse do preferonin dekoder apo 42 dollarë në dorë. Skandal i vërtetë, përdorin mëshirën për të vjedhur. Janë të pacipë dhe e dinë veten të përjetshëm”, shkruan Berisha duke përsëritur sërish thirrjen për pjesëmarrje në protestën e 8 dhjetorit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ilir Meta përmbyll vizitën në Kosovë: Ka mundësi për rivendosjen e dialogut
Belind Këlliçi, kryetari i ri i Forumit Rinor të Partisë Demokratike »
Article Logic
Execution time: 0.023145198822021
array(1) { ["section"]=> string(106) "berisha-41-mije-dekodera-kane-mberritur-ne-dogane-edi-rama-vjedh-bashke-me-dixhitalb-1-7-mln-dollare-27109" }