Berisha: 500 mijë euro për blerjen e mandatit të Ndocajt, asnjë investim i huaj në 2 vite

Publikuar tek: politike, më 13:41 29-10-2015 Berisha: 500 mijë euro për blerjen e mandatit të Ndocajt, asnjë investim i huaj në 2 vite

Ish-kryeministri Sali Berisha  ka thënë gjatë fjalës së tij në Parlament se kryeministri Rama ka udhëtuar jashtë shtetit që kur ka marrë detyrën, 60 herë, ndërsa 25 herë të tjera pa u regjistruar në sistem.

Berisha akuzoi Ramën si përgjegjës për një sërë aferash korruptive për miqtë e tij, duke filluar që nga tendeti për “Jaguar”-ët, ndërtimi i vilave në Surel dhe kontrata për pajisjen e familjeve të varfra me dekodera dixhital. Berisha ka thënë se për blerjen e mandatit të Eduart Ndocajt i janë dhënë 500 mijë euro kreut të partisë për financimin e fushatës së tij.

“Parafolësi im që kur ka marrë aksidentalisht detyrën ka udhëtuar sipas sitetmit TIMS 60 herë jashtë shtetit dhe 25 herë të tjera janë të pa regjistruara.

Ju edhe mund të brohorisni këtu: Rroftë e qoftë turisti ynë, por paratë janë të shqiptarëve.

Sipas të dhënave, parafolësi këtu vetëm për vete do 8 zhaguara. Ka një biznes të lumturuar në Shqipëri, po si mund të mos jetë i lumtir sivllau Koço kur vetëm në një natë janë vjedhur 100 milionë euro. Koço është më i lumturi, jo në Shqipëri por në Europë.

Sigurisht “Top Channel” rrudhet dhe rrudhet sepse lajmet ia dikton Rama. Një televizion që ishte lider në lajme. E hajde pra si t’ja bëjmë të vjedhim. 3 milionë euro për fukaranë. Por në qoftë se e bën për mëshirë paguaj ato 3 milionë drita. Jepua ilaçe sepse këto janë më shumë jetike se dixhitalbi. Ç’farë ndodhi me ligjin e bixhozit që prej muajit maj? Bixhozxhinjtë e nisën pinën  me lojërat e fatit dhe ligji për bixhozin përfundoi në ruletë”, tha Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama për makinat e luksit: Po kursejmë, Jaguari më i lirë se Volkswageni e Mercedezi
Eduart Ndocaj: Dita e parë në Parlament interesante, si në ditën e parë të shkollës »
Article Logic
Execution time: 0.022804975509644
array(1) { ["section"]=> string(93) "berisha-500-mije-euro-per-blerjen-e-mandatit-te-ndocajt-asnje-investim-i-huaj-ne-2-vite-24238" }