Berisha “aktori” kryesor në kualifikimin e Shqipërisë në Euro2016

Publikuar tek: sport, më 20:34 14-10-2015 Berisha “aktori” kryesor në kualifikimin e Shqipërisë në Euro2016

Ka pasur shumë nga ta që i kanë kritikuar, por me të vërtetë futbollistët shqiptarë janë treguar të mëdhenj me arritjen e tyre, duke e dërguar Shqipërinë për herë të parë në histori në Kampionatin Evropian.

Kur të kesh në portë një gjigant si Etrit Berisha, atëherë edhe humbja është shumë më e vështirë, apo kur të kesh një krah të majtë fantastik me dyshen Agolli-Lenjani, çdo gjë bëhet më e lehtë.

Kompania më e madhe në botë për përpilimin e statistikave, spanjollja ‘Opta’, ka treguar se cilët ishin lojtarët më meritorë për suksesin historik të Shqipërisë.

Kjo kompani ka vlerësuar tre lojtarët e Kombëtares, Etrit Berishën, Ermir Lenjanin dhe Ansi Agollin, duke u bazuar në gjuajtje të sakta, asistime, pasime të sakta, gola të shënuar dhe kritere të tjera, transmeton Telegrafi.

Etrit Berisha është vlerësuar me notën më të madhe tek kuqezinjtë me 5.84, falë pritjeve spektakolare që kishte bërë në këto kualifikime.

Menjëherë pas tij vije mesfushori fantastik i Kombëtares tonë, Ermir Lenjani i cili ka shënuar një gol ndaj Danimarkës, ka asistuar ndaj Armenisë si dhe ka goditur shpeshherë portat kundërshtare, ndërsa vrapimet e tij kanë qenë spektakolare në krahun e majtë.

Lenjani është vlerësuar si i dyti më i miri me notën 5.63, duke lënë mbrapa Ansi Agollin me 5.61.

Kujtojmë se dyshja Lenjani-Agolli, kanë qenë më të vlerësuarit nga mbarë opinioni shqiptar, pasi krahu i majtë i Kombëtares ishte pika më e fortë e trajnerit Gianni De Biasi.

Edhe pse kjo kompani ka vlerësuar vetëm këta tre lojtarë si më të mirët, duhet cekur se për këtë sukses historik të Kombëtares shqiptare kanë merita të gjithë futbollistët e grumbulluar nga trajneri Gianni De Biasi.

Lexo edhe: Hysaj në skuadër me Ronaldon dhe Bale, si idealët e Europës

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hysaj në skuadër me Ronaldon dhe Bale, si idealët e Europës
De Biasi publikon “reportazhin ekskluziv”, ja si i ka parë festimet italiani (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.018265008926392
array(1) { ["section"]=> string(69) "berisha-aktori-kryesor-ne-kualifikimin-e-shqiperise-ne-euro2016-23129" }