Berisha akuza ndaj Metës dhe Kallakut: Duan ta paraqesin çështjen si skeç të “Portokallisë”

Publikuar tek: politike, më 18:47 14-03-2015 Berisha akuza ndaj Metës dhe Kallakut: Duan ta paraqesin çështjen si skeç të “Portokallisë”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akzuar kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe kreun e Komisionit të Sigurisë Kombëtare Spartak Barho se po përpiqen ta paraqesin çështjen “Doshi” si një skeç të emisionit humoristic “Portokalli”.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Berisha shkruan se Meta është kapur fort për t’i shpëtuar akuzave për vrasje tek aktori Besart Kallaku dhe drejtori i emisioni “Fiks Fare” Filip Çakulli.

“Ilir Meta, pas akuzave me zë dhe figurë direkte të Tom Doshit dhe dorësit Durim Bami se kishte porositur vrasjen me pagesë të deputetëve Doshi dhe Fufi, njëlloj si i mbyturi që kapet ku të mundët, u kap tek torba e zezë e Takut (Spartak Braho) ku Meta mban kokainën e Gëzim Çelës, me parat e të cilës do paguante punët dhe porositë e veta. Se fundi Meta u kap fort për të shpëtuar akuzave për vrasjen e dy deputetëve tek (Besart) Kallaku i Portokallise se (Filip) Çakullit”, shkruan Berisha.

Sipas Berishës, kreu i Kuvendit Meta kërkoi të bind njerëzit se ky proces ishte një skeç, duke bërë në të njëjtën kohë presion ndaj prokurorëve që po hetojnë çështjen.

“Kështu, në një akt prej ordineri të denjë vetëm për njerëz të lidhur me krimin si ai, Meta, për të diskretituar procesin e hetimit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dërgoi në oborrin e kësaj prokurorie Kallakun e Portokallisë të Çakullit. Meta me këtë akt të padenjë deshi të bindi fallangat e tij se procesi i hetimit për akuzat për vrasjen e dy deputetëve është thjesht si një skeç i Portokallisë, të cilin ai e kontrollon plotësisht. Me Kallakun e tij në oborrin e prokurorisë që heton akuzën më të rëndë në historinë e pluralizmit dhe vendosjen e këtij akti të shëmtuar nga Rama në FB e tij, Meta dhe Rama me cinizëm ekstrem dhe poshtërim ndaj një institucioni shtetëror u thonë prokurorëve të shtetit që hetojnë çështjen "dëgjoni ju, se rezultati i hetimit tuaj është një dhe vetëm një, ky që deklaroi Kallaku në oborrin tuaj".

Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të vijojnë protestat në mbarë vendin kundër Ilir Metës.

“Prandaj ju bëj thirrje ju qytetarëve të mbarë vendit të vazhdojmë me vendosmëri protestën, betejën tonë, misionin tonë historik për të bërë jetën tonë dhe të fëmijëve tanë të sigurtë duke hedhur sa më parë murin e krimit të pushtetarëve të mazhorancës së qelbësirave nën moton, "t'i hedhim, t"i hedhim, t'i hedhim qelbësirat”, përfundon deklarata e Berishës.

Lexo edhe:

Dëshmia tronditëse e një ‘’killeri”, humor i zi nga Besart Kallaku (Video)

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: BE po ngadalëson integrimin e Ballkanit Perëndimor
Zgjedhjet lokale/ Rama dhe Meta takohen nesër për kandidatët »
Article Logic
Execution time: 0.018040180206299
array(1) { ["section"]=> string(93) "berisha-akuza-ndaj-metes-dhe-kallakut-duan-ta-paraqesin-ceshtjen-si-skec-te-portokallise-5898" }