Berisha akuza të forta ndaj Klosit: Agjent i dyfishtë, i implikuar në trafiqe kriminale

Publikuar tek: politike, më 21:08 26-04-2015 Berisha akuza të forta ndaj Klosit: Agjent i dyfishtë, i implikuar në trafiqe kriminale

Ish kryeministri Berisha ka reaguar pas deklaratave të ish shefit të SHIK-ut Fatos Klosi duke thënë Klosi ka qenë i ngatërruar në aktivitete kriminale dhe si agjent i dyfishtë dhe për këtë duhet të hetohet.

“Ditët e fundit, ish kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi, ka ndërmarrë për llogari të patronëve të tij të vjetër, sulme të ulta dhe amorale ndaj arkitektit të Kosovës së pavarur, Presidentit Ibrahim Rugova dhe luftëtarëve të lirisë që luftuan dhe dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Duke dënuar sulmet dhe trillimet e ulta të Fatos Klosit njoftoj opinionin se:

- Fatos Klosi ka qenë i skeduar, me dosje voluminoze dhe në ndjekje konstante nga Shërbimi Informativ Kombëtar si njeri me lidhje të caktuara agjenturore, pra si agjent i shërbimeve të huaja.

-Emërimi i tij pas vitit 1997 në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar, është bërë në kundërshtim flagrant dhe pasi është zhdukur dosja e tij disa vjecare!

- Për shfrytëzimin nga ana e tij të luftës për çlirimin e Kosovës ekzistojnë raporte të shërbimeve kryesore partnere që e dëshmojnë si të implikuar në një seri veprimatrish dhe trafiqesh kriminale.

Ju bej thirrje autoriteteve të Kosovës të ndërmarrin vet dhe me partnerët ndërkombëtar një hetim të plotë të veprimtarisë se tij kriminale antikombëtare gjatë periudhës së luftës së Kosovës e në dëm të saj! Jam i bindur se një hetim i plotë dhe i pavarur do të nxjerrë në pah, do të provojë rolin e tij të dyfishtë gjatë luftës dhe veprimtarinë e tij kriminale”, shkruan Berisha në Facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta në Libohovë: Pas 21 qershorit Shqipëria do ecë me një ritëm tjetër
Blushi-socialistëve: Kush i bën më shumë dëm Shqipërisë, ‘’fytyra’’, apo ‘’pasqyra’’? »
Article Logic
Execution time: 0.023777008056641
array(1) { ["section"]=> string(90) "berisha-akuza-te-forta-ndaj-klosit-agjent-i-dyfishte-i-implikuar-ne-trafiqe-kriminale-9743" }