Berisha akuzon firmën që shfrytëzon Shkumbinin, reagon pronari Bajrami: Plak matuf që jeton me taksat e mia

Publikuar tek: politike, më 13:55 09-01-2016 Berisha akuzon firmën që shfrytëzon Shkumbinin, reagon pronari Bajrami: Plak matuf që jeton me taksat e mia Pamje e lumit Shkumbin

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon firmën “Bajrami” sh.p.k për shkatërrim të lumit të Shkumbinit, çka ka çuar edhe në përmbytjet e realizuara në ditët e fundit. 

Berisha përdor denoncimin e “qytetarit dixhital” sipas tij, që i ka shkruar lidhur me firmën dhe pronarin e saj.

“Nazif Bajrami, është pronar i firmës së ndërtimit Bajrami shpk në Elbasan. Eshtë marrë me prostitucion në Itali dhe ka shfrytëzuar një vajzë me emrin O.M dhe tani është martuar me një nga nënkryetaret e bashkisë së Elbasanit, ose më mirë të bashkisë së Sejdinit” I shkruan qytetari ish kryeministrit Sali Berisha.

“Ai ka zaptuar një truall në përrua (lumi Shkumbin), që më parë ka qenë vija e ujit ku kalonte Shkumbini, por tani, me OK e Sejdinit dhe shefit të Policisë së Qarkut Elbasan, ky Nazif Bajrami është pronar i Shkumbinit. Ai e ka devijuar shkumbinin për arsye përfitimi dhe fshatrat përreth vuajnë pasojat nga ky devijim, i paaprovuar nga asnjë inxhinier apo Ministria e Transportit” shkruan qytetari.

Ndërkohë, pas publikimit të mesazhit, Berisha i kërkon prokurorisë të hetojë për pronarin e firmës Bajrami, Nazif Bajrami. Berisha gjithashtu akuzon edhe kryetarin e bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdinin dhe deputetin Taulant Balla që janë të përfshirë sipas tij në këtë aferë.

I kontaktuar nga newsbomb.al, pronari i firmës Bajrami shpk, Nazif Bajrami shprehet I indinjuar për akuzën.

“Po Sali Berisha, ky plak matuf, me taksat e mia vazhdon të hajë bukë. Harron se me taksat tona u bë pronar i gjithë Shqipërisë. Jam marr unë me prostitucion? Po të shohi çunin e vet që merret me prostitucion jo me ne” shprehet i revoltuar Nazif Bajrami.

I pyetur nëse firma e drejtuar prej tij punon në Lumin Shkumbin, Nazif Bajrami nuk e mohon këtë fakt. “Unë jam në zyrë, firma ime punon në lumin Shkumbin në bazë të rregullave dhe ligjeve të shtetit shqiptar, deri tani, apo derisa të vijë Berisha. Unë do punoj nuk kam lidhje me politikën” thotë Bajrami duke mohuar që për shkak të punimeve të firmës së tij, është ndryshuar rrjedha e lumit shkumbin duke shkaktuar problem në fshatrat përreth.

“Këta janë thjesht pleq për azil, nuk e kuptoj pse duhet të japim kaq rëndësi” thotë Bajrami duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Flet eksperti për reformën në drejtësi: Do të ketë një draft, por ndoshta me disa opsione
PD, Salianji: Ditë të mira për mafian, kanë njeriun e tyre në qeveri »
Article Logic
Execution time: 0.029160022735596
array(1) { ["section"]=> string(111) "berisha-akuzon-firmen-qe-shfrytezon-shkumbinin-reagon-pronari-bajrami-plak-matuf-qe-jeton-me-taksat-e-mia-29540" }