Berisha akuzon Ramën se ka gisht në rezultatin e ndeshjes

Publikuar tek: politike, më 17:59 09-10-2015 Berisha akuzon Ramën se ka gisht në rezultatin e ndeshjes Fotografia e postuar në Facebook

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzon se ka gisht në disa nga ngjarjet para dhe gjatë ndeshjes Shqipëri -Serbi, siç ishte arrestimi i Ismail Morinës dhe shkuarja e Ramës, sipas Berishës, dy-tre herë te dhoma e lojtarëve serbë.

“Rama nuk eshte duar jashte?

Të dashur miq, politizimi ekstrem dhe me të gjitha mjetet, për ditë me radhë i ndeshjes, anullimi i mijëra biletave të shitura kuqezinjve, zëvendësimi i tyre me asi tipash që nuk kishin shkelur kurrë në stadium, arrestimi i Morinës me akuzën e turpshme se donte ti bënte atentat Vuçiçit, shkuarja dy - tre herë në dhomat e veshjeve të futbollistëve kundërshtar, fjalimi i tij i sotëm gjer në neveri, si një larje duarsh, nuk nxjerrin duarjashtë Ramën nga rezultati i ndeshjes dhe dëshmojnë për një kompleks të tij ose provojnë se nuk është aspak në gjendje ekuilibri psiqik normal.

Ju ftoj të dashur miq t'i urojmë fitore kombëtares tonë ne Erevan si dhe të urojmë që basketbollisti i bankinës mos ta ndjekë mbrapa ekipin tonë në Armeni”, shkruan Berisha në Facebook, bashkangjitur me një fotografi ku ai ka dalë me ekipin e kombëtares.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama në konferencë për ndeshjen: Morëm 3 pikë të arta në kulturë
Basha: Shqipëria digjet nga korrupsioni, kryepërgjegjësi na bën leksione futbolli e tifozerie »
Article Logic
Execution time: 0.025043964385986
array(1) { ["section"]=> string(63) "berisha-akuzon-ramen-se-ka-gisht-ne-rezultatin-e-ndeshjes-22742" }