Berisha: Amnisti për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë, të ulet TVSH-ja

Publikuar tek: politike, më 11:43 09-04-2015 Berisha: Amnisti për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë, të ulet TVSH-ja

Ish kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij sot në Parlament, kërkoi që të votohet pro uljes së TVSH-së për energjinë elektrike osë në të kundërt të rikthehet fasha, në mënyrë që të mbrohen ata që nuk kanë mundësi ta paguajnë energjinë.

Berisha tha se studioja e zgjedhur nga Edi Rama për “Lungomaren “ dhe rikonstruksionin e sheshit “Skënderbeu” në formë piramide, ka shkelur të gjitha ligjet dhe rregullat në shtetin Belg.

“Studio e zgjedhur nga Edi Rama ka shkelur të gjitha rregullat dhe ligjet e vendit, duke shpall fitues pikerisht studion që do të ndërtonte shehshin e Skënderbeut në piramidë dhe Lungomaren në Vlorë

Sot në vend që të ishim mbledhur për ti hequr mandatin Kokëdhimës për dhumin të Kushtetutës në 150 raste, Koço Kokëdhima ky mumuth i rrjepjes së Shqiptarëve, ky njeri për të cilin nuk ekziston ligji, ky dhunues i  të gjitha ligjeve urbanistike me ndërtimet e tij” tha Berisha.

Berisha tha se ndërkohë që shqiptarët po përballen jo vetëm me efektet e krizës europiane por me ato të krizës greke dhe italiane, deputetët votuan për rritjen e rrogave të tyre.

Ish kreu i PD, kërkoi që të votohet në Parlament per uljen e TVSH-së për energjinë elektrike, si dhe të amnistohen të gjithë ata që nuk kanë realisht mundësi ta paguajnë.

Ju ftoj, siç votuat për rritjret e rrogave tuaja, votoni edhe për të varfërit e Shqipërisë , për uljen e TVSH-së ose rikthimin e fashës sëenergjisë. Duke patur parasysh se prona është edhe themeli i pronës së njeriut, juve ju keni i vënë kazmën shtëpisë dhe pronës së qytetarëve, me qëllim të terrorizoni njerëzit. Në një vend ku sundon mafia dhe nuk sundon ligji, mbi bazën e mashtrimit secilit qytetar shqiptar mund ti merret shtëpia.

Është jetike një amnisti, për të gjithë ata që kanë prapambetje, të bëhet një fillim i ri  dhe natyrisht qëveria të garantojë pagesën, për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të paguajnë të tjerët ta paguajnë atë pa asnjë mëdyshje”, tha Berisha.

Por deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe i mohoi akuzat e Berishës për rritje rroge. Ai tha se jo vetëm që nuk i është rritur roga asnjë deputeti apo ministri por që prej dhjetorit të ardhurat neto janë ulur si pasojë e taksave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj në stadium për gjysmëfinalet e Kupës, kërkon të “identifikohet” me Tiranën
PDK e Mark Frrokut e regjistruar në zgjedhjet e 21 qershorit, në koalicion me PS »
Article Logic
Execution time: 0.031621932983398
array(1) { ["section"]=> string(86) "berisha-amnisti-per-ata-qe-nuk-kane-mundesi-te-paguajne-energjine-te-ulet-tvsh-ja-8232" }