Berisha: Arben Frroku është arratisur në Kubë pasi kreu misionin e Ramës në Pukë

Publikuar tek: politike, më 21:57 29-06-2015 Berisha: Arben Frroku është arratisur në Kubë pasi kreu misionin e Ramës në Pukë

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur një lojë të kryeministrit Edi Rama, dënimin me burgim të përjetshëm të Arben Frrokut, ndërkohë që sipas Berishës , ai është larguar për në Kubë.

Edi Rama me gjykatësit e Partisë i dha pafajësinë vrasësit të komisarit Lame, Arben Frrokut dhe i ngarkoi blerjen e votave me paratë e krimit në rrethin e Pukës. Dy ditë para zgjedhjeve, pasi kreu misionin, Rama e nisi atë për në Kubë. Në arrati e sipër Arben Frroku u ndalua nga policia në kufirin midis Malit të Zi dhe Kroacisë, por pasi Sajmir Shullazi i konfirmoi pafajësinë, Frroku vazhdoi i qetë rrugën për në ishullin e Karaibeve.

Sot Gjykata e Apelit i njoftoi në mungesë dënimin përjetë për vrasjen e Komisarit Lame.

Kjo ishte një lojë e Edi Ramës me kriminelë, vrasës si Arben Frroku duke ekzekutuar për së dyti në detyrë komisarin Dritan Lame”, shkruan Berisha në facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Idrizi: Shteti grek nuk ka prova se çamët kanë bashkëpunuar me nazistët, heqja e Ligjit të Luftës në favorin tonë
Tritan Shehu i vetmi demokrat në festën e PS, Rama: Do t'ua përcjellë falenderimet »
Article Logic
Execution time: 0.01688814163208
array(1) { ["section"]=> string(85) "berisha-arben-frroku-eshte-arratisur-ne-kube-pasi-kreu-misionin-e-rames-ne-puke-14935" }