Berisha: Arrestimet, përpjekje për të larë fytyrën e nxirrë të Ilir Metës

Publikuar tek: politike, më 18:27 20-03-2015 Berisha: Arrestimet, përpjekje për të larë fytyrën e nxirrë të Ilir Metës Sali Berisha gjatë intervistës për \"TvKlan\"

Ish kryeministri Sali Berisha, ka reaguar lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e dy deputetëve Doshi dhe Frroku për deklarata të reme dhe inskenim të çështjes. Berisha tha se për Doshin ka kërkuar ndjekje penale kohë më parë, ndërsa Frroku është simboli i krimit në parlament.

Është një kronikë e një ngjarje të paralajmëruar. Dua të theksoj se as njëri e as tjetri nuk kanë dhe nuk mund të kenë mbështetjen e Sali Berishës, sepse jam unë që për Doshin kam kërkuar që agjensitë ta çojnë për ndjekje penale, kurse Frroku përbën simbolin e krimit evident në parlament”, ka thënë ish kryeministri Berisha në një intervistë për "TV Klan".

Berisha tha se arrestimet janë vetëm një përpjekje për të larë fytyrën e Ilir Metës dhe është paralajmëruar me kohë si një skenar nga krerët e ekzekutivit dhe parlamentit.

“Në rast se kjo bëhet për ti bmyllur gojën në këtë aferë, Doshit apo Bamit, pa hetimin e plotë dhe të gjithanshëm, dhe pa hetimin e Ilir Metës, bën efekt “bumerang, të kundërt”, tha Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkëlzen Berisha reagon për urdhër-arrestet ndaj Doshit dhe Frrokut, kujton videon Meta- Prifti
Urdhër-arrestet Doshi-Frroku/ Bregu: Duhet ndarë shapi nga sheqeri »
Article Logic
Execution time: 0.021865844726562
array(1) { ["section"]=> string(76) "berisha-arrestimet-perpjekje-per-te-lare-fytyren-e-nxirre-te-ilir-metes-6498" }