Berisha-Balla sfidojnë njëri tjetrin, vënë ‘bast’ mandatet e tyre

Publikuar tek: politike, më 22:08 03-12-2015 Berisha-Balla sfidojnë njëri tjetrin, vënë ‘bast’ mandatet e tyre

Kanë vijuar akuzat e ndërsjellta mes deputetëve Sali Berisha dhe Taulant Balla në sallën e Kuvendit. Të dy deputetët kanë vënë ‘bast’ mandatet e tyre nëse akuzat nuk provohen.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se në rast se pretendimet e tij se Balla ka qenë i paditur për përdhunim del e pa vërtetë atëherë do ishte i gatshëm të dorëzonte mandatin, por për të provuar ose jo këtë akuzë, ai ka kërkuar ngritjen e një komisioni të posaçëm, që do të drejtohej nga Flamur Noka.

“Ka vetëm një arsye se përse unë nuk mund të sjell vendimin këtu për shkak se unë jam mjek dhe nuk më lejohet të përmend emrin e vajzës, por le të ngrihet një komision për këtë”, u shpreh ndër të tjera Berisha.

Balla nga ana tjetër gjithashtu është shprehur i gatshëm të lërë mandatin e deputetit nëse vërtetohet se motra e tij, ashtu siç pretendon Berisha, është e lidhur me drejtorinë e lojërave të fatit.


Opozita kërkon përjashtimin e Ballës, Ruçi-Berishës: E ke ofenduar Taulantin me libër shtëpie

Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar mbledhjen e Byrosë së Kuvendit për të marrë vendimin për përjashtimin e deputetit socialist, Taulant Balla për fyerje ndaj Sali Berishës.

Por, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi ka deklaruar se rregullorja e Kuvendit duhet të respektohet njësoj për të gjithë përfshirë ata të opozitës. Ruçi ka theksuar se Berisha ka fyer me libër shtëpie deputetin Balla dhe kryeministrin Edi Rama.

“Duke qenë se Berisha është deputeti më i vjetër në këtë Parlament duhet të prisnim të jepte shembullin pozitiv këtu, por po ndodh e kundërta. Filloi të fliste për hetimin ndërkombëtar dhe e nisi me emrin e Taulant Ballës. Se çfarë ka lidhje Taulant Balla me hetimin ndërkombëtar këtë nuk e kuptoj. Pastaj filloi me libër shtëpie për Taulantin. Prandaj Sali mbaje gojën, hodhe duhet të kesh durimin të presësh, edhe pse unë jam kundërt kësaj. Foli tre herë zotëria dhe ofendoi me libër shtëpie me të gjallë dhe të vdekur për kryeministrin Rama dhe askush nuk i ka thënë çerek fjale, por këto të mos merren si dobësi”, deklaroi Ruçi.

Lexo edhe: Deputetët demokratë rrethojnë Ballën, Tahiri ngrihet në këmbë 


Balla e quan Berishën “të ngordhur”, tensionohet situata në Parlament

Replika të forta mes deputetit Sali Berisha dhe Taulant Ballës kanë tensionuar situatën në seancën plenare të ditës së sotme.

Pas akuzave ndaj Berishës dhe familjarëve të tij për trafik armësh, Balla e ka quajtur ish-kryeministrin një “të ngordhur”, çka ka shkaktuar tension.

“Më kanë thënë dhe miqtë e mi, ke gjetur një të ngordhur në Parlament dhe merresh me atë gjith ditën”, tha Taulant Balla ndërsa deputetët e opozitës i janë afruar foltores duke i thënë Ballës të kërkojë falje për ofendimet.

12325356_10153717717263771_1236938053_n.jpg

Deputeti i PS-së më pas iu drejtua depuetets Jozefina Topalli duke e quajtur “Dizenjatore” e Sali Berishës. Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj ka dhënë 10 minuta pushim pasi gjatë tensioneve deputetë të opozitës prishën foninë. "E papranueshme që depueteeët e opozitës të sillen si vandalë dhe të shkatërrojnë foninë", tha Leskaj.

12312027_10153717717143771_559340887_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryebashkiaku Erion Veliaj, një “Rocker” i vërtetë (Fotot)
Kokëdhima: Do ta votoja me kënaqësi Ilir Metën për kryeministër »
Article Logic
Execution time: 0.022510051727295
array(1) { ["section"]=> string(68) "berisha-balla-sfidojne-njeri-tjetrin-vene-bast-mandatet-e-tyre-26905" }