Berisha: Bami u lirua se kërcënoi Ilir Metën e Edi Ramën “do flas”

Publikuar tek: politike, më 20:23 08-05-2015 Berisha: Bami u lirua se kërcënoi Ilir Metën e Edi Ramën “do flas” Sali Berisha, ish kryeminister

Ish kryeministri Sali Berisha ka aluduar se lirimi i Durim Bamit nga qelia është bërë me urdhër të Ilir Metës dhe Edi Ramës, pasi ky i fundit e ka kërcënuar dyshen drejtuese të qeverisë dhe kuvendit nga burgu se do të fliste. “Mësohet se Bami në takimin e tij të fundit me bosin e tij Tahiri i ka thënë këtij të fundit se kërkon lirimin e menjehershëm nga burgu sic i ka premtuar Meta dhe Rama përndryshe ai do të tregojë të vërtetën mbi skenarin e tyre dhe presionin që ata i kanë bërë, kërcënimet e tyre për të ndryshuar dëshminë e dhënë deputetit Doshi” shkruan Berisha në facebook.

Berisha bën edhe një kronologji të ngjarjeve duke evidentuar faktin se atij i ndryshoi disa herë akuza nga “vrasje me paramendim në bashkëpunim të mbetur në tentativë” e më pas në akuzën për “shpifje dhe mashtrim”. “Por me lirimin e Doshit ai është axhituar shumë, iu ka nisur Metës dhe Ramës kërcënime ultimative “më lironi ose do flas të vërtetën dhe do të vini ju këtu në vendin tim. Dy ditët e fundit Bamit i kanë nisur në qeli për ta qetësuar Shullazin dhe Kallakun” shkruan Berisha. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani: Klasa politike na ka turpëruar të gjithëve
Edi Rama i merr transmetimin televiziv Sajmir Tahirit e Erjon Veliajt »
Article Logic
Execution time: 0.034908056259155
array(1) { ["section"]=> string(69) "berisha-bami-u-lirua-se-kercenoi-ilir-meten-e-edi-ramen-do-flas-10691" }