Berisha: Bamin e kërcënuan dy herë me “kapuçonin e zi”

Publikuar tek: politike, më 17:24 28-03-2015 Berisha: Bamin e kërcënuan dy herë me “kapuçonin e zi”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në facebook në lidhje me lajmin se Durim Bami ka hedhur poshtë deklaratat e Tom Doshit, duke u shprehur se Bami është kërcënuar dy herë nga një efektiv policie se do t’i zhduknin familjen.

Berisha shprehet se për shkak të kërcënimeve, Bami ka thënë se në video ka dashur thjesht të imitonte aktorin Bes Kallaku dhe ka bërë shkaka me ato që i kishte thënë Doshi. Sipas ish-kryeministrit, tani këtë video e disponon Spartak Braho për t’ia përplasur në fytyrë Doshit në rast se ai guxon të bëj publik ndonjë dokument tjetër.

Postimi Berishës në facebook:

Ai i dërgoi Meta kapuçonin e zi përsëri Bamit në qeli?!?!

Mediat njoftojnë se dje, pas katër orë pyetjesh, Durim Bami dëshmoi atë që Meta dëshiroi. Ai hodhi poshtë atë që i kishte pohuar Tom Doshit pa asnjë kërcënim në dhomën e regjistrimit se në qeli i kishin dërguar kapuçonin e zi, i cili i tha se po të fliste do ti zhduknin fëmjët. Shumica, në Komisionin e Mandateve, për të mbrojtur Metën, nuk lejoi që kjo video të shikohej nga publiku, duke dëshmuar kështu tmerrin e Metës nga deponimi i Bamit por dhe fajësinë e tij për skenarin ogurzi të vrasjes se dy deputetëve. Meta u la shpejt nga deponimi i ri i Bamit. Thuhet se Bamit i dërguan në qeli përsëri kapuçonin e zi me një çertifikatë të Gjendjes Civile me emrat e të gjithë pjestarëve të familjes dhe me mesazhin e parë, por tashmë duke ja përsëritur disa herë zhdukjen për sejcilin pjestar të familjes, aq sa Bami mezi priste të zbardhë dita ta merrnin në pyetje për të pohuar me zë dhe figurë se kishte dashur thjesht të imitonte Kallakun dhe bërë shaka me ato që i kishte thënë Doshit.

Tani videon e djeshme të Bamit e disponon baba Taku, i cili e mban në torbën e zezë të kokainës së Gëzim Çelës për t'ia përplasur në sy Doshit së bashku me çertifikatën e Gjendjes Civile të Bamit në rast se Doshi guxon të nxjerrë ndonjë dokument tjetër!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ristani: Rama fshehu dosjen e Frrokut, bëri pazare me të
Rama në Itali, në një konferencë në rajonin e Abruzos, flet për ekonominë shqiptare »