Berisha: Banka e Shqipërisë u vodh për qëllime elektorale

Publikuar tek: politike, më 19:20 10-04-2015 Berisha: Banka e Shqipërisë u vodh për qëllime elektorale

Ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer sërish çështjes së vjedhjes së Bankës së Shqipërisë vitin e kaluar, ku për këtë ngjarje vijon një proces gjyqësor ndaj ish-guvernatorit Ardian Fullani.

Berisha duke lidhur vjedhjen në BSH me vjedhjen të ndodhur pak muaj më parë në një bankë të nivelit të dytë, shprehet se vjedhja e tyre ka ndodhur për qëllime elektorale. Sipas Berishës, kur paratë në banka i vjedh partia të vetmit punonjës që mbrohen nga qeveria e kryeministrit Edi Rama, janë shefat e sigurise së tyre.

Postimi i Berishës në facebook:

Kur paret në banka i vjedh partia, shefat e sigurisë së tyre mbrohen nga qeveria!

Të dashur miq, në vjedhjen e 7.2 milionë dollarëve në Bankën e Shtetit nga Partia dhe vjedhjen 6.2 milion eurove në bankën private po nga Partia, të vetmit punonjës që mbrohen nga qeveria janë shefat e sigurisë së bankës. Kështu, në rastin e Bankës së Shtetit, shefi direkt i sigurisë së sektorit ku u vodhën paratë, i ati i drejtoreshës së tatimeve të vendit, as që u lejua të merrej në pyetje nga Policia.

Për koincidencë të bukur, në rastin e vjedhjes ditën për diell të 6.2 milionë eurove në bankën private, që e ruanin rojet e firmës së Partisë, u arrestuan punonjës të bankës, por shefi i sigurisë së rojeve të Partisë që ruanin bankën, që u ndalua gabimisht vetëm për tetë orë, u lirua menjëherë duke i kërkuar të falur atij dhe vëllaçkos së tij, president i firmës së rojeve të Partisë, i cili u propozua nga Rama për kryetar të Bashkisë së Kamzës!

Kështu pra miq, kur bankat i vjedh Partia për qëllime elektorale, shefat e sigurisë të tyre shpallen persona të paprekshëm me imunitet që mbrohen nga qeveria.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushati: Kemi dhënë “besën” për mosndryshim kufinjsh në rajon
Rama vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, në fokus investimet në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.024096965789795
array(1) { ["section"]=> string(61) "berisha-banka-e-shqiperise-u-vodh-per-qellime-elektorale-8400" }