Berisha bën analizën e tij, konkludon se treguesit e ekonomisë janë në rënie

Publikuar tek: politike, më 18:27 20-07-2015 Berisha bën analizën e tij, konkludon se treguesit e ekonomisë janë në rënie

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka zënë besë as shifrave të publikuara nga qeveria as atyre të INSTAT-it, për treguesit e ekonomisë shqiptare. Prandaj ai ka vendosur t’i futet vetë punës, duke konkluduar se treguesit janë në rënie të pandalshme.

Si rallë herë më parë, tryezën e zyrës së Berishës e shohim të tejmbushur me fletë të shpërndara në mënyrë të çrregullt, e ndërsa vetë ish-kryeministri mban në njërën dorë një tabelë me shifra dhe në dorën tjerër një stilolaps që tregon nga letra.

Por sipas Berishës, treguesit kanë rezultuar të jenë në rënie të pandalshme.

“Të gjithë treguesit ekonomik të vendit janë në rënie të fortë. Kështu, eksportet prodhim vendi kanë rënie 13%; mineralet, nafta kanë rënie me 25%; ndërtimi ka rënie me 15%; të ardhurat nga tatimet dhe doganat kanë rënie 10% krahasuar me një vit më parë; kredia për biznesin ka rënie të ndjeshme, difiçiti i llogarisë korente është rritur nga 12.4 ne 26%; bilanci tregtar është përkeqësuar me 11%”, shkruan ish-kryeministri Berisha ndërsa më tej shprehet se vendi përjeton epideminë e falimentimit të sipërmarrjeve private.

“Institucionet ndërkombëtare FMN, KE, BB po ju bien sirenave të alarmit të borxhit të papërmbajtur dhe dështimit ekonomik. Investimet e huaja kanë një rënie prej 40% krahasuar me dy vite më parë. Kapitali i huaj dhe vendas po emigron me shpejtësi nga Shqipëria. Në dy vite, sipas statistikës zyrtare të Bankës së Shqipërisë, janë larguar nga Shqipëria 295 miliardë lekë. Të lumtur janë vetëm Gjergji dhe Rama, që fabrikojnë si të duan rritjen ekonomike”, shkruan më tej Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Nebiaj: 80 kamionë me ushqim janë të bllokuara në portin e Ankonës, qeveria t'i ndihmojë
Ndryshoi burgun e të dënuarit, Naço urdhëron inspektimin e gjyqtarit »
Article Logic
Execution time: 0.020476102828979
array(1) { ["section"]=> string(81) "berisha-ben-analizen-e-tij-konkludon-se-treguesit-e-ekonomise-jane-ne-renie-16622" }