Berisha bën analizën për Bashën 3 vjet në krye të PD: Më pyet, por kur nuk më pyet...

Publikuar tek: politike, më 07:39 19-02-2016 Berisha bën analizën për Bashën 3 vjet në krye të PD: Më pyet, por kur nuk më pyet...

“Më pyet, por kur nuk më pyet... nuk e pyes pse nuk më pyet”, kështu është shprehur ish kryeministri Sali berisha në një intervistë për Roland Qafoku në emisionin e tij “Debati”.

Në intervistën e gjatë Berisha ka folur për dosjet e Sigurimit, komunizmin, kullën e Viçidolit, për kryeministra  e Presidentë të Shqipërisë.

Më poshtë intervista e plotë:

Rrëzimi i shtatores së diktatorit Hoxha është një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë, e cila në mënyrë simbolike shënoi rrëzimin e komunizmit. Ajo që ju keni shkruar dhe thënë lidhur me këtë ngjarje është se rrëzimi i sistemit komunist kishte faktorë të brendshëm dhe faktorë të jashtëm.  A mund të na thoni sot pas 25 viteve si ishte ky raport mes këtyre faktorëve?

Faleminderit! Është e vërtëtë që rënia e murit të Berlinit dhe rënia në sistem domino të diktaturave të vendeve ish komuniste të Lindjes kishin ndikim tek rinia shqiptare, inteligjenca shqiptare dhe ndofta dhe te shqiptarët në tërësi. Nuk mendoj se Shqipëria do të dilte nga regjimi komunist po të mos kishin ndodhur ato transformime të mëdha në vendet ish komuniste. Dua të them se Shqipëria si vendi më i izoluar i botës, më i skëputuri, më i shtypuri për kohën, pavarësisht nga rënia e tyre, rregjimi bënte gjithçka për të mbijetuar. 

Mund të mbeteshim si Kuba?

Qarkullonte gjerësisht kjo fjalë, se Shqipëria mund të mbetej si Kuba. Pse qarkullonte. Po të marrësh të shohësh ngjarjet e vitit 90, përveç ndikimit pozitiv të valëve të Zërit të Amerikës, dhe thirrjeve të herëpashershme të Papës Gjoni Pali II, Shqipëria ishte vendi më i harruar i globit. Pra të krijohej përshtypja se për ne askush nuk kujtohej. Dhe, nqs disidencat ekzistuan në vendet e Evropës Lindore, Shqipëria ishte vendi me tolerancë zero ndaj disidencës. Nëse në vendet ish komuniste u strukturua një lloj solidariteti mes grupeve disidente, në Shqipëri nuk ekzistonte asnjë lloj lidheje me asnjërin prej grupeve të reja që po lindnin dhe kristalizoheshin në vendet ish komuniste, nëse në këto vende ekzistonte vetbotimi i materialeve, një shtyp i fshehtë jo zyrtar, në Shqipëri për një trakt kanë shkuar njerëzit para togës së pushkatimit. 

Specifika më madhore e lëvizjes demokratike të viteve 90 është se ajo erdhi kryekëput si lëvizje e pastër e shqiptarëve pa ndërhyrje të të tjerëve. Nqs të gjitha grupet politike të deriatëhershme kishin pasur një mpleksje shumë të pafavorshme me interesa dhe vende të tjera, ky ishte rasti i parë, që shqiptarët dilnin vetë për lirinë e tyre.

Domethënë bie teza e 2 korrikut të ambasadave me përkimin e 2 korrikut në Kosovë?

Jo, absolutisht, teza e ambasadave, që ishte një ngjarje kulmore në historinë  e këtyre vendeve…

A ishte rrëzimi i murit?

Po ishte absolutisht rrëzimi i murit. Por ndodhi që, me vendosmëri të jashtëzakonshme, Ramiz Alia ia doli të rindërtojë murin. Ai i përcolli në një operacion nëpërmjet OKB heronjtë e vërtetë, filloi reprezalje masive. Në rrugët e Shqipërisë çdo grumbullim njerëzish tek stacioni i autobuzit, dasmorë apo njerëz të mortit rriheshin masivisht nga policët me qëllim që të mos iu shkojë më mendja për tu futur në ambasada. Pasi ushtroi këtë terror gjatë korrikut, në 17 korrik ai bëri një plenium, në të cilin thotë se këta nuk kanë  qëllim tjetër veçse të zhdukin në komunistëve, dhe ndaj njerëzve të tillë mbahej ky qëndrim. Thirri, për ti vënë kurorën rikthimit të perdes së hekurit, takimin me intelektualët. Pavarësisht se dështoi, ai vazhdoi në bindjen e tij se do të bënte demokratizimin me piaktore, me një qingj dhe me një kec, që tani po t’ja tregosh njerëzve do të qeshin me të madhe, por hapjen më të parë që bëri ai për fshatarët që vdisnin urie, ishte t'u lejonte një  qingj dhe një kec, ti rrisnin të dy por njërin t’ja dorëzonin kooperativës. Kjo ishte hapja e graduar e tij.

Si ka mundësi që asnjë intelektual apo personazh i njohur nuk ishte aktiv në aksionin për rrëzimin e shtatores?

Nuk është ashtu, Kanë qenë.  Të gjithë, nga Sali Berisha e poshtë, janë të filmuar.

Ju ku keni qenë në ato momente?

Unë kam kaluar para. De-Enverizimi ishte detyra më imperative dhe e vështirë e Partisë Demokratike. Ramiz Alia kishte udhëheqjen e vendit, por zot absolut i vendit ishte Enver Hoxha, dhe Nexhmie Hoxha, Sofo Lazri dhe Ramiz Alia në shumë raste dukej një kukull në duart e tyre. Në këtë mënyrë enverizmi ishte omniprezent, omnipotent. PD, pas themelimit të saj problemin me themelor kishte de-Enverizimin. De-Enverizimi është një proces shumë i vështirë, shumë planësh por që duhe të fillonte me simbolet, dhe është vendim i Partisë Demokratike për të filluar de-Enverizimin. Dega e PD në Kamzë me Bislim Ahmetin kryetar, në ditët e para të shkurtit, fillimin e lëvizjes së grevave që çuan në heqjen e emrit, ka vendosur në 13 kërkesat e studentëve heqjen e emrit të univeristeti Enver Hoxha, në një kohë kur ata nuk e kishin atë emër. Ato ditë, ka qënë dt 6, kemi nisur në Kamzë Azem Hajdarin dhe Arben Imamin. Ndërkohë kam takuar Bislim Ahmetin, kërkesat ishin 13, 2 ishin politike per të cilat ne nuk do të lëshonim. Imami dhe Hajdari, pasi kanë shkuar dhe parë situaten  shumë inkandeshente, studentët kishin bojkotuar mësimin dhe po protestonin, janë lexuar kërkesat. Kërkesa e tyre më e madhe ndaj nesh ishte te solidarizohen studentët. 

Por, Azemi dhe Arbeni kanë ndarë detyrat. Arbeni ka shkuar te Artet për të bojkotuar mësimet dhe solidarizuar me Kamzën, dhe Azemi te Qyteti Studenti. Cfarë ka bërë. Ne një pasdite ka prodhuar të gjithë posterat me të cilat veshi Qytetin Studenti. Të nesërmen është organizuar mitingu. Po në këtë kohë, me dt 9, është bërë aktivi i degës së PD për universitetin në Pallat të Kulutrës për të shpallur platformën elektorale, është firmosur peticion për heqjen e emrit. Në vazhdim, në shtëpinë e Gramoz Pashkos me Imamin dhe një grup anëtarësh të komisionit nismëtar të PD, kanë formuluar kërkesat për studentë të UT. Në atë moment u është thënë ayre se “ju do të udhëhiqni, ne do ju mbështesim”. Pse? PD nuk donte që çështjen e heqjes së emrit ta shndërronte në një çështje midis saj dhe Partisë së Punës, se kjo bëhej një çështje ndërpartiake pastaj. PD donte që Partia e Punës të përballej me një forcë të tretë, e cila në tëresinë e saj ishte po PD. E vështirë për tu realizuar por them se u realizua në mënyrë efiçente.

Pastaj ne në Qytetin Studenti dukeshim herë pas here por nuk tregonim lidership. Lidershipin e tregonin komisioni i grevës, që të gjithë eksponentë kryesor të PD. 

Sa i përket shtatores. A ishte e lidhur Shtatorja me kërkesat e studentëve. Jo. Sepse studentët kishin universitetin ndërsa shtatorja ishte problem më i gjërë. Sepse nëse ti merrje përsipër ti zbrisje studentët tek shtatorja, ti mund të krijoje një katastrofë të madhe dhe duhet të ishte shumë i matur. 

Historiku shtatores është kjo. Nga mesi janarit i thashë Azemit se ne nuk jemi opozitë. Studentët mësojnë në auditure në klasa dhe me tekste që kanë kultin dhe emrin e Enver Hoxhës. Së dyti, ne çdo mëngjës dhe çdo darkë kalojmë përbri diktatorit dhe si na sheh dhe na thotë që vetëm opozitë nuk jeni ju, dhe nuk ishim deri sa ai qëndronte në këmbë 7 metra i gjatë dhe sundonte vendin. Azemi më ka përqafuar nga gëzimi. “Atë, tha, për tre ditë e heq”, por i thashe  jo nuk hiqet për tre ditë pasi më shkoi mëndja se ku çfarë donte të bënte. Ai e hiqte por problemi është se e kthenin prapë, kulti i tij ishte absolut, ishte zot i vendit, e kthenin dhe qanin me ligj pastaj. Jo, i them, nuk do të bësh asnjë veprim pa më thënë. Se një herë më tha po i vë një kavo, një herë tjetër më tha se donte të bënte tjetër gjë, por asnjë veprim..

Pastaj, vjen pas disa ditësh dhe më thotë “e gjeta, të bëjmë një miting te sheshi, të flasim dhe ju të tjerët ikni, unë marr njerëzit dhe për 5 minuta e rrëzoj”, përsëri nuk pranova sepse kjo krijon përleshje midis PD dhe Partisë së Punës dhe kjo çon në konflikt të gjerë civil, mund të kthehet e gjitha ndaj nesh ndaj dhe kjo nuk mund të bëhet. 

Në datën 16, se i ziente shpirti, nuk u përmbajt dhe shkon në Qytet Studenti dhe mban një fjalim, ku, pasi i thotë se emri do hiqet, u thotë se edhe ai bust do rrëzohet, do ta heqim. 

Tani, problemi i simboleve ziente kudo. Psh në Durrës, pas reprezaljeve që bënë, hapën lajme që do vijnë tre tragete për të marrë punëtorë për në Afrikë të Jugut dhe vërshoi gjithë Shqipëria aty. Ata Enverit iu kthyen pastaj. Ata bënë batërdi, ata nëpër bibloteka çfarë gjetën si psh vepra të Hoxhës etj, i grisën dhe i dogjën dhe ku patën pllaka nëpër rrugë me emrin e Hoxhës i bënë copa njerëzit. 

Pra, dhe ky (Azemi) u thotë se atë shtatore do ta heqim, është e filmuar kjo, me zë e me figurë. E pyeta pse e the, dhe më shpjegoi se dikush tjetër aty mbajti fjlaim më të egër duke bërë thirrje për gjak etj, dhe ai (Azemi) u kishte thënë jo, ne s’kemi punë me gjakun por i kishte treguar objektivat tona. 

Finalja. Në datën 20, rreth orë 10: - 11, ishte gjithë Tirana, mitingu më i madh që mund të jetë bërë por dhe më i elektrizuar, Rajmonda Bulku thërret: “nëna dhe motra, të shkojmë të mos lëmë djemtë dhe vajzat tona të na vdesin, të shkojmë tek presidiumi i kuvendit popullor të kërkojmë heqjen e emrit dhe lirimin”, dhe janë nisur. Afër ndërtesës një person dhe pastaj të tjerët hodhën sloganin, të cilin Azem Hajdari e kishte të gatshëm, slogani ishte “te sheshi". 

A e gjetët kush ishte ky person?

Jo nuk e kam gjetur. Kam gjetur më vonë filmime kur gjithë masa thotë “statujën do ta rrëzojmë”. E kam atë filmim por se cili ishte ky person që hodhi sloganin nuk e gjeta. Mendova njëherë se ishte Agron Cika, sepse me Agronin, ai (Azemi) punonte shumë. Agroni ishte një aktivist i yni dhe veprimtar shumë aktiv në PD, dhe e pashë që nuk ishte ai sepse isha më afër murit të Kinoteatrit, dhe nuk ishte Agroni sepse Agronin e pashë diku tjetër pastaj. U nisëm, dhe jam nisur dhe unë, sapo është hapur mundësia për t’u nisur. Natyrisht disa shkuan drejt Bllokut dhe disa drejt sheshit dhe ndodhi ajo kryevepër, ai heroizëm.

A keni shquar ndonjë person në atë aksion që ju i kisht në stafin e ngushtë?

E para, në asnjë mënyrë në nuk mund dhe nuk duhet të dilnim si nismëtar. Dhe në këtë sens, e them që bustin e rrëzoi qytetaria e Tiranës dhe e Shqipërisë, por qartësisht projekti u shpall publikisht nga Azem Hajdari në Qytetin Studenti dhe u shfrytëzua momenti. Sepse nëse në datën 20, ajo masë e madhe njerëzish nuk do të ishte e pranishme, busti nuk do të ishte rrëzuar. Rajmonda bëri thirrjen e vet, e cila e orientoi gjithë turmën e madhe të njerëzve drejt qytetit. ai tjetri, i porositur, filloi të bërtasë “të sheshi". Kjo është historia e rrëzimit. PD ka qenë në çdo moment në ndjekje të këtij procesi dhe është përballur pastaj me pasojat më të egra.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rikthehet Joleza Koka: E ardhmja në forum nuk përcaktohet nga Rama
Edi Rama dhe Ben Blushi përplasen sot në Korçë, pse po shkojnë dhe kë do takojnë »
Article Logic
Execution time: 0.018032073974609
array(1) { ["section"]=> string(86) "berisha-ben-analizen-per-bashen-3-vjet-ne-krye-te-pd-me-pyet-por-kur-nuk-me-pyet-32972" }