Berisha bën sërish “avokatin” e Blushit: Deputeti dhe shkrimtari i njohur po sulmohet nga terroristët e Ramës

Publikuar tek: politike, më 22:43 07-03-2016 Berisha bën sërish “avokatin” e Blushit: Deputeti dhe shkrimtari i njohur po sulmohet nga terroristët e Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” për ngjarjen e Elbasanit, ku deputeti i PS-së, Ben Blushi u rrezikua të sulmohej fizikisht nga njerëz të administratës së bashkisë dhe të afërt me drejtuesit lokal atje.

Ndonëse Ben Blushi i ka kërkuar publikisht dhe drejtpërdrejt në Kuvend që Berisha të mos përfshihet në këtë debat, ish-kreu i PD-së nuk mundur të qëndrojë jashtë kësaj çështjeje.

“Unë nuk bëj avokatin e një njeriu që tradhëton dhe veten”, replikonte Berisha me Blushin pak muaj më parë në Kuvend, por ja çfarë shkruan sot deputeti demokrat: “Në një hark kohor dy ditor, Edvin Kristaq Rama, që ka shnderruar PS në një strofull kriminelesh, vrasësish, trafikantësh të dobishëm të partisë, ka kaluar çmendurisht në akte të hapura dhune, terrori, linçimi terrorist publik të deputetit dhe shkrimtarit të njohur Ben Blushi, të orkestruara direkt prej tij dhe narko-trafikantit Taulant Balla, dhe kjo vetëm e vetëm se ai kërkon të konkurrojë në garë për kryetar të PS.”

Reagimi i plotë i Berishës:

Edvin Kristaq Rama kthen Partine Socialiste ne origjinen e saj terroriste!

Te dashur miq, Partia Socialiste e Shqiperise, nen udheheqjen e Edvin Kristaq Rames, eshte kthyer plotesisht ne origjinen e saj terroriste. Kjo parti, nen drejtimin e Enver Hoxhes sillej dhe perdorte te gjithe kriminelet dhe terroristet ne radhet e saj si dhe mjetet e metodat terroriste, kunder kundershtareve te vet per goditjen dhe asgjesimin e tyre fizik, moral dhe psikologjik. Ne nje hark kohor dy ditor, Edvin Kristaq Rama, qe ka shnderruar PS ne nje strofull kriminelesh, vrasesish, trafikantesh te dobishem te partise, ka kaluar çmendurisht ne akte te hapura dhune, terrori, linçimi terrorist publik te deputetit dhe shkrimtarit te njohur Ben Blushi, te orkestruara direkt prej tij dhe narko-trafikantit Taulant Balla, dhe kjo vetem e vetem se ai kerkon te konkurroje ne gare per kryetar te PS.

Terrori publik i ushtruar ndaj Blushit nga koskat e krimit te pushtetit, ne stadiumin e Elbasanit, te organizuar direkt nga Rama si dhe ato dhe ne mbledhjen e sotme te grupit, si ne shpellat e Sacra Corona Unita, nxjerrin dhe nje here ne driten e diellit para shqiptareve fytyren prej krimineli dhe gangesteri politik, te bastardit te xhelateve te diktatures hoxhiste Koleka-Rama, te Edvin Kristaq Rames te shnderruar tani ne nje kob te zi per vendin dhe shoqerine shqiptare.

Me kete rast dua ti them ketij krimineli, se, me kete revansh primitiv qe ke nisur, shqiptaret do te te hedhin shume shpejt aty ku hodhen 25 vjet me pare eterit tuaj mizor, ne koshin e plehrave te historise!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndocaj i del në krah rivalit në garën për kreun e PS: E sulmuan pa mëshirë sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar
Veliaj: Dola nga shtëpia në 6 të mëngjesit, e gjithë administrata në punë. Kam shkuar të negocioj me Fatos Nanon »
Article Logic
Execution time: 0.018167018890381
array(1) { ["section"]=> string(112) "berisha-ben-serish-avokatin-e-blushit-deputeti-dhe-shkrimtari-i-njohur-po-sulmohet-nga-terroristet-e-rames-34506" }