Berisha-Beqajt: Mos ndërhy o rrugaç, o fundërrinë. Tahiri: Je llumi i historisë

Publikuar tek: politike, më 18:27 09-04-2015 Berisha-Beqajt: Mos ndërhy o rrugaç, o fundërrinë. Tahiri: Je llumi i historisë

Mjaft i tensionuar ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha gjatë kohës që ka folur nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë. Berisha ka ofenduar ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqajn dhe atë të Brendshëm Saimir Tahirin, të cilin e ka akuzuar sërish për lidhje me krimin.

Megjithatë, fjalët më të ashpra Berisha ia ka drejtuar ministrit Beqaj, të cilin e ka quajtur rrugaç e fundërrinë në sallën e Kuvendit.“…Mos ndërhy o rrugaç, o i pafytyrë, mos ndërhy ti fundërrinë”, i është drejtuar deputeti demokrat, ministrit Beqaj.

Më pas Berisha ka vijuar me akuzat drejtuar dy ministrave, ndërsa ka theksuar disa herë se Policia e Shtetit është kapur nga krimi. As ministri Tahiri nuk i ka shpëtuar ofendimeve të Berishës, i cili ka përdorur të njejtat fjalë ndaj tij si në rastin e Beqajt.

Ministri Tahiri ka marr fjalën pas Berishës në foltoren e Kuvendit, tha se refuzon të ulet në nivelin e parafolësit me gjuhën e përdorur nga ai. Tahiri e ka konsideruar Berishës si llum historik në parlament si dhe fatëkeqësinë më të pa imagjinueshme të Shqipërisë.

“Unë nuk besoj në ka shembull me absurd e më të ndotur të llumit historik në këtë parlamanet se sa parafolësi që historia e solli të jetë kryeministër dhe presidend, por historia e solli që të ishte gjithashtu fatkeqësia me e paimagjinushme e këtij vendi. Fjalori juaj sot këtu ishte i përmbajtur se më parë e keni pasur më të përdalë”, tha Tahiri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blushi-Ramës: Me këta kandidatë e tolerimet ndaj aleatëve rrezikojmë zgjedhjet në 2017, Rama: Emrat nga baza
Rama për debatet me Blushin: Janë të natyrshme, nuk ka lajm. Koalicion për bashkitë, jo për Shqipërinë »
Article Logic
Execution time: 0.02122688293457
array(1) { ["section"]=> string(80) "berisha-beqajt-mos-nderhy-o-rrugac-o-funderrine-tahiri-je-llumi-i-historise-8292" }