Berisha: Burimet më thonë se Rama dërgoi Shullazin në qelinë e Bamit për t’i ndryshuar dëshminë

Publikuar tek: politike, më 16:08 04-04-2015 Berisha: Burimet më thonë se Rama dërgoi Shullazin në qelinë e Bamit për t’i ndryshuar dëshminë Ish-kryeministri Sali Berisha

“Personi që i shkoi në qeli Durim Bamit, me uniformë të oficerit të RENEA-s dhe që i tregoi fotografinë e rrugës dhe shtëpise ku i kishte fshehur Durim Bami fëmijet në Zvicer dhe që i tha ndrysho dëshminë që i ke dhënë Doshit ose fëmijet zhduken, ishte vet drejtuesi de fakto i Policisë së Shtetit, Emiljano Shullazi”, kjo është e vërteta sipas ish-kryeministrit Berisha i cili thotë se për këtë që shkruan nga rrjeti social, i referohet burimeve të veta.

“Po këto burime më njoftojnë se Emili i Partisë ka lidhje të vjetra të njohura krimi me Bamin. Kështu, në muajin gusht 2010, mbi bazën e informacioneve të ardhura nga Drejtoria e Policisë Qarku Tiranë, shtetasi Durim Bami për llogari të Emiljano Shullazit po përgatitej për vrasjen me pagesë të shtetasit E. L. Mbi bazën e këtij informacioni, strukturat e Departamentit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe konkretisht Drejtoria e Luftës Kundër Krimeve të Rënda organizon hetimet paraprake dhe mbi bazën e informacioneve të grumbulluara në datën 01.09.2010 materiali i referohet Prokurorisë rrethit Gjyqësor Tiranë dheregistrohet për procedim penal”, shkruan më tej Berisha duke cituar informacionet e ardhura sipas tij nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.

“Në këtë dosje me emërtimin "Superkarat", Durim Bami është i evidentuar si person me precedent të fortë kriminal, si vrasës me pagesë dhe si lidhje e fortë e Emiljano Shullazit dhe është ndjekur me të njëjtën dosje.

Por dosja "Superkarat" eshte tashmë nje dosje e arkivuar nga Policia e Shtetit me urdher te Sajmir Shullazit. Për të gjitha keto arsye, Rama dhe Tahiri i besuan Shullazit Bamin dhe ndryshimin e dëshmise së tij. Gjatë takimeve në zyren e tij dhe në rezidencat qeveritare, thuhet se Tahiri u dashurua me Bamin saqë i hoqi dhe përgjimin që në të cilin ishte vendosur ai pas vrasjes së Santos, dhe kur policë gjyqësore i permendën dhe Bamin si autor të mundshem të tritolit në farmacinë e tij, Sajmiri reagoi pa e kontrolluar veten, "jo jo mos e ngaterroni atë, ai eshte çun shumë i mire", përmbyll postimin e tij ish-kryeministri Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD: Dekriminalizimi rrëzon patericën e pushtetit të Ramës
Berisha:Piktori dështak po betonon barbarisht zbulimet arkeologjike në Lezhë »
Article Logic
Execution time: 0.2763991355896
array(1) { ["section"]=> string(99) "berisha-burimet-me-thone-se-rama-dergoi-shullazin-ne-qeline-e-bamit-per-t-i-ndryshuar-deshmine-7823" }