Berisha: Deklarata e Doshit, një ogur i zi për vendin

Publikuar tek: politike, më 17:22 02-03-2015 Berisha: Deklarata e Doshit, një ogur i zi për vendin

Pas deklaratës së deputetit Tom Doshi sipas të cilit ishte urdhëruar vrasja e tij dhe deputetit të PD, Mhill Fufi nga Ilir Meta, ka reaguar në facebook ish kryeministri Berisha duke thënë se kjo është ngjarja më e rëndë në 25 vitet e fundit.

“Akuzat se Ilir Meta dhe Edi Rama planifikuan vrasjen e dy deputëteve të parlamentit shqiptar, janë akuzat më të rënda publike në tërë historinë e pluralizmit shqiptar. Deputeti Doshi pohon se kryetari i Parlamentit të vendit, Ilir Meta, në marrëveshje me Edi Ramën, ka paguar për vrasjen pra eleminimin fizik të tij dhe deputetit të PD Mhill Fufi. Doshi njoftoi para mediave se për akuzën e tij, më e rënda 25 vitet e fundit, disponon fakte të cilat ai i ka paraqitur brënda dhe jashtë vendit”, shkruan Berisha.

Berisha shkruan se dënon me ashpërsi çdo përpjekje për të eleminuar fizikisht deputetët e Parlamentit, pavarësisht nga spektri i tyre politik. Sipas Berishës, qeveria po planifikon destabilizimin e vendit, prandaj ai u bën thirrje qytetarëve të ngrihen në protestë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kriza në PS/ Topalli: Nuk keni parë asgjë akoma
AGD/ Doda në Beograd: Gratë promotore të zhvillimit, keqardhje për mospjesëmarrjen e kolegeve nga Kosova »
Article Logic
Execution time: 0.02361011505127
array(1) { ["section"]=> string(56) "berisha-deklarata-e-doshit-nje-ogur-i-zi-per-vendin-4801" }