Berisha: Demokracia e brishtë shqiptare, në udhëkryq të rrezikshëm

Publikuar tek: politike, më 17:59 22-03-2015 Berisha: Demokracia e brishtë shqiptare, në udhëkryq të rrezikshëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rikujtuar sot 22 marsin e 1992, kur Partia Demokratike u zgjodh për të qeverisur vendin. Duke përmendur sukeset e arritura nga qeversijet e PD-së gjatë këtyre 23 viteve kur ajo ka qenë në pushtet, Berisha ka theksuar se vetëm një revolucion paqësor mund të shpëtoj demokracinë tonë.

Ai shkruan se demokracia në Shqipëri është sot në një udhëkryq të rrezikshëm për shkak se krimi në nivelet më të larta të mazhorancës së sotme qendron si hanxhar mbi vlerat e saj.

“Sot demokracia në Shqipëri është në një udhëkryq të rrezikshëm. Krimi në nivelet më të larta të mazhorancës së sotme qendron si hanxhar mbi vlerat e demokracisë tonë të brishtë. Vetëm revolucioni demokratik paqësor do mund të shpëtojë demokracinë tonë”, shkruan Berisha në facebook.

Duke u kthyer 23 vite pas, Berisha kujton: “Të dashur miq, sot është 22 Marsi, dita e fitores 23 vjet më parë e demokracisë për herë të parë në historinë tonë! Më 22 mars të vitit 1992, shqiptarët me votën e tyre të lirë, në një plebishit popullor votuan PD dhe u ndanë nga diktatura çnjerëzore hoxhiste dhe nisën rrugën e demokracisë. Më 22 Mars të vitit 1992, Shqipëria e rrënuar nga hiperkolektivizmi ekstrem dhe izolimi total ishte vendi i tretë më i varfër i planetit me vetëm 204 dollarë të ardhura për frymë, me një papunësi që kalonte mbi 80%, inflacion treshifror me vetëm 4.2 milionë dollarë në Bankën e Shtetit, me një infrastrukture virtuale, mjerimi mbizotronte pothuaj në mbarë vendin.”

Ish-kryeministri e ka konsideruar PD-në si lokomotiv të integrimit për Shqipërinë, ndërsa përmend anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës, në NATO, liberalizimin e vizave, madje edhe statusin e vendit kandidat për në BE si merita të qeverisjes së PD-së.

“Sot pas 23 vitesh Shqipëria renditet në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, të ardhurat për frymë janë rritur me mbi 30 herë, më shpejt se në asnjë vend tjetër. Me projektin TAP vendi shndërrohet në një vend nevralgjik për energjinë për rajonin dhe më gjerë, ajo ka një infrastrukture të re dhe moderne. Më 22 mars të vitit 1992, me votën e tyre të lirë shqiptarët dolën nga izolimi i tyre më i thellë. PD, lokomotive e integrimit, arriti të anëtarësoj Shqipërinë në Këshillin e Europës, në NATO, të heqi vizat për shqiptarët dhe të marrë statusin e vendit kandidat për vend anëtar të BE”, ka thënë Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shehu: Në Gjirokastër fiton PD, qyteti u rrënua nga PS dhe LSI
Zgjedhjet lokale/Prezantohen emrat për kandidatë të PS-së në bashkitë Sarandë, Himarë, Finiq dhe Konispol »
Article Logic
Execution time: 0.022113084793091
array(1) { ["section"]=> string(69) "berisha-demokracia-e-brishte-shqiptare-ne-udhekryq-te-rrezikshem-6643" }