Berisha: Denoncim nga Kuçova për ministren Felaj

Publikuar tek: politike, më 22:59 21-12-2015 Berisha: Denoncim nga Kuçova për ministren Felaj

Ish-kryeministri Sali Berisha, vazhdon me rublikën e tij tashmë të njohur në rrjetet sociale “Qytetari Dixhital”, ku pretendohet se qyetarë denoncojnë  me anë të mesazheve të cilat Berisha më pas i poston pa filtra në profilin e tij.

“Denoncimi” i rrashës është për ministren Ermonela Felaj, për bashkëshortin e së cilës, Berisha thotë se është marrë peng nga bandat.

“Qytetari dixhital denoncon Ministren Felaj të lidhur me ryshfete nga bota e krimit.

Qytetari dixhital e akuzon për marrje të 70 mijë eurove nga një zyrtar vendor por dhe një fuoristradë ryshfet nga nje delinkuent. Theksoj se disa vite më parë bashkëshorti i zonjës ministre është marrë dhe mbajtur peng në Urën Vajgurore për disa ditë nga banditë, të cilëve u kishte marrë paratë për të lehtësuar nëpërmjet bashkëshortes pozicionin e banditit të arrestuar, por pasi kjo nuk ndodhi banditët e morën peng sepse i kërkuan lekët që i kishin dhënë. Për më shumë lexoni mesazhin! sb

"Z Berisha ju uroj shëndet. Ju keni akuzuar gjithë ministrat hajdutë por keni harruar kuçedrën e Beratit Ermonela Felajn, kjo zonjë e inkriminuar deri në palcë po mban peng gjithë atë zonë me 1001 të zezat që po bën atje. Pyeteni zonjën se ku e gjeti fuoristradën dhe kush ia bleu atë, mos ja ka blerë Ylli ose sic njihet Aleks Domi person i arrestuar gjatë fushatës elektorale 2015 me një plantacion droge në Kuçovë, blerja është bërë nëpërmjet n/prefektit Kuçovë që ështe mik shtëpie me këta persona, pyeteni zonjën sa lekë I ka marrë Bardhyl Gjyzelit kësaj rradhe për ta bërë drejtor të uzinës mekanike Kuçovë sepse që I ka marre 70.000 euro për ta bërë kryetar bashkie në 2011 e dinë të gjithë në Kuçovë .Këtë hajdut serial të cilin e ka shkarkuar për vjedhje po kur ishte drejtor uzine në 2005 një ministër socialist. I kanë bërë mirë llogaritë pasi presin ta privatizojnë uzinën si pjesë e Albpetrolit dhe duan ta "lehtësojnë" pak nga materialet me vlerë që ka para se të bëjnë inventaret . E gjithë Kuçova po zjen nga fakti që hajduti Bardhyl Gjyzeli u kthye në vendin e krimit nga ku ishte dëbuar si hajdut në 2005 dhe ju lutem ta publikoni pasi besoj se pas këtij veprimi do t’i shtoni pa fund mbështetësit tuaj në Kuçovë sepse Bardhylin e urren e gjithë Kucova ashtu si edhe skllavpronaren e tij , Ermonelë. me shumë respekt.."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Debati në Kuvend: Deputeti që merret me shitje ndeshjesh dhe lojëra fati
E dashura sekrete e mbretit Zog: Ai bënte dashuri me protokoll »
Article Logic
Execution time: 0.021950006484985
array(1) { ["section"]=> string(53) "berisha-denoncim-nga-kucova-per-ministren-felaj-28301" }