Berisha denoncon dhunën policore ndaj një qytetari në Durrës

Publikuar tek: politike, më 15:15 26-02-2015 Berisha denoncon dhunën policore ndaj një qytetari në Durrës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar dhunën që sipas tij është ushtruar ndaj një shtetasi në qytetin e Durrësit nga forcat e policisë.

Bëhët fjalë për shtetasin Shpëtim Abazi, i cili pas një zënke banale është dërguar forcërisht në komisaritatin e Durrësit, ku aty më pas është ushtruar dhunën ndaj tij nga disa policë. Si pasojë e dhunës, Abazit i është thyer një këmbë dhe ka marrë dëmtime të tjera në trup dhe kokë.

Denoncimi i Berishës mbetet për tu konfirmuar, por ai vjen në një kohë kur janë shtuar rastet e dhunës së policisë ndaj qytetarëve, të bëra publike në media.

Postimi i Berishës në facebook:

Torturat ndaj qytetarit Shpetim Abazi, nje akt tjeter i dhunes shtazore te shtetit policor!

Te dashur miq, tre jave me pare, çunat e krimit me uniforme pas nje zenke banale, marrin forcerisht ne komisariat ne Durres, shtetasin Shpetim Abazi, te cilin e rrahin barbarisht, i thyejne kemben nen gju, pra i thyejne kercirin dhe i kepusin ligamentet e kaviljes si dhe i shkaktojne plage ne trup, koke dhe e dregojne ne spital ne gjendje te rende. Aty Shpetimi i nenshtrohet nderhyrjeve dhe prej tre javesh gjendet ne spital.

Policia beri çdo gje per te vonuar ekspertizen mjeko-ligjore per te shtyre sa me shume padine penale qe Shpetimi Abazi beri ndaj fallangave te krimit qe e masakruan ne qeline e komisaritit.

Tani, pasi ne komisaritin e policise i thyen kemben dhe i keputen ligamentet e kaviljes, i kerkojne leke per t'i bere rezonancen nukleare magnetike. Ne fotot e meposhtme paraqitet Shpetim Abazi pas mjekimit ne spital. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Devijimi i lumenjve/ Koka: Nuk do e falim ujin, projektet sipas Konventës
Ahmetaj takon homologun gjerman, merr mbështetje për “Korridorin blu” »
Article Logic
Execution time: 0.022496938705444
array(1) { ["section"]=> string(65) "berisha-denoncon-dhunen-policore-ndaj-nje-qytetari-ne-durres-4506" }