Berisha dhe Topalli thirrje Metës: Ndërprit seancën derisa të vijë frikacaku Rama

Publikuar tek: politike, më 11:50 07-09-2015 Berisha dhe Topalli thirrje Metës: Ndërprit seancën derisa të vijë frikacaku Rama

Deputetët e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Jozefina Topalli kanë kërkuar nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta që të thërrasë në seancë kryeministrin Edi Rama, i cili nuk është i pranishëm.

Pas votoi për heqjen e imunitetit të deputetit të partisë së tij, Armando Prenga, kryeministri Rama është larguar nga salla.

Berisha e ka konsideruar frikacak Ramën pasi u largua nga Kuvendi për të mos u përballur me opozitën. Në të njejtën linjë ka qenë edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ka kërkuar nga Meta të ndërpesë seancën plenare derisa në sallë të vijë kryeministri Rama.

“Zoti kryetar i Kuvendit është detyra juaj që të ndërpitet seanca. Kërkojmë kryeministrin Edi Rama. Ne duam që kryeministri Rama të jetë i pranishëm këtu. Pasi është ai që komandon bosët e drogës dhe jo këta ushtarët këtu”, u shpreh Topalli. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputetët e PD në këmbë për Tahirin. Ministri: Më shpjegoni pse i keni falur tokë Dritan Zaganit?
Koço Kokëdhima - Berishës për kanabisin: Dëgjo, plak i nxituar! Je doktor që mos qofsh »
Article Logic
Execution time: 0.023190021514893
array(1) { ["section"]=> string(86) "berisha-dhe-topalli-thirrje-metes-nderprit-seancen-derisa-te-vije-frikacaku-rama-20159" }