Berisha: Doja t’i shkruaja LINDA RAMËS: Zonjë e nderuar, i thoni atij burri që keni në shtëpi... (ANALISTËT E ‘MBYSIN’)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:06 14-09-2018 Berisha: Doja t’i shkruaja LINDA RAMËS: Zonjë e nderuar, i thoni atij burri që keni në shtëpi... (ANALISTËT E ‘MBYSIN’) Sali Berisha, Edi dhe Linda Rama

Ish-kryeministri Berisha mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar në emisionin “Opinion”.

Teksa po fliste për masakrën e Selenicës ku mbetën 8 të vrarë, Berisha rrëfeu se ka dashur t’i shkruajë një letër bashkëshortes së kryeministrit, Linda Ramës.

Por sapo Berisha nisi të flasë për bashkëshorten e Ramës, analistët nuk e kanë lejuar, duke i thënë se nuk duhet të merret me gratë.

Debati në studio:

Sali Berisha: Po ju them haptaz këtu, kam dashur t’i shkruaj Linda Ramës, por thashë po merret për ashtu, se Rama më ka hedhur njëher në gjyq (I referohet padisë që i ka bërë kryeministri Rama në vitin 2009 për shpifje), një shënim me i thënë: Zonjë e nderuar...

Lorenc Vangjeli: Zoti Berisha mos u merrni me gratë të lutem!

Sali Berisha: Tani nuk merrem me gratë, të nderuara thashë...

Lorenc Vangjeli: Mos u merrni me gratë!

Sali Berisha: E kuptoj respektin tuaj, thashë të nderuara dhe po them prapë të nderuara, por nëqoftëse burri i shtëpisë nuk gjen shpirt dhe zemër për të ngushëlluar një familje që rreshton 8 viktima, gjë më të paimagjinueshme nuk ka. Vetëm për kaq do ta do ta tërhiqin zvarrë në çdo komb të qytetëruar, përveç se në Shqipëri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tentoi të vriste në mes të Vlorës një person, arrestohet 31-vjeçari (EMRI)
Meta takon shqiptarin që drejton bashki në Australi: Një shembull frymëzimi »
Article Logic
Execution time: 0.063097953796387
array(1) { ["section"]=> string(116) "berisha-doja-t-i-shkruaja-linda-rames-zonje-e-nderuar-i-thoni-atij-burri-qe-keni-ne-shtepi-analistet-e-mbysin-134276" }