Berisha: Doshi dhe Frroku nuk e kanë merituar të jenë në Parlament por arrestimi i tyre është i paligjshëm

Publikuar tek: politike, më 17:31 27-03-2015 Berisha: Doshi dhe Frroku nuk e kanë merituar të jenë në Parlament por arrestimi i tyre është i paligjshëm

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ndalimit të dy deputetëve të Parlamentit duke thënë se burgosja e Tom Doshit dhe Mark Frrokut është bërë për të mbajtur në këmbë pushtetin e krimit.

“Dje me procedurë të rrufeshme u arrestuan jashtë çdo lloj kushti ligjor për arrest, deputetët Doshi dhe Frroku të mazhorancës së qelbësirave që sot kundërmon erë krimi në mbarë Europën. Theksoj këtu se, në bindjen time më të thellë, asnjëri prej tyre nuk ka merituar dhe nuk meriton të ulet në bankat e Parlamentit. Por arrestimi i rrufeshëm i tyre, theksoj dhe një herë jashtë çdo kushti ligjor,është një akt i pashembullt në historine e një shtetit ligjor, është akt tipik i shteteve policore, në të cilat armiku goditet me të gjitha mënyrat dhe në rastet kur dështon në eleminimin e tij fizik realizon rrufeshëm dhe me çdo kusht eleminimin e tij politik”, shkruan ish kryeministri në facebook.

Berisha shprehet se Aarresti me urgjencë i Doshit dhe Frrokut dëshmon qartë dhe përfundimisht se tashmë nuk është vetëm Meta peng i Ramës, pas kërkesës së hapur të kancelarive perëndimore për arrestimin e tij të bazuar në dosjen që vet Rama ka dorëzuar për Metën para zgjedhjeve.

“Arrestimi me urgjencë, refuzimi për marrjen e provës dhe heqja e rrufeshme e imunitetit të dy deputetëve socialist, dëshmon tashmë se edhe Rama vet është skllav i Metës, i cili jo vetëm e rrëzon atë për 24 orë nga pushteti por me denoncimet që mund të bëjë në "dosjen Doshi" provon bashkautorësinë e skenarit ogurzi të eleminimit të dy deputetëve”, shkruan Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Spaho: Rama-Meta po mbrojnë Kokëdhimën. Kuvendi: Do e shqyrtojmë më 6 prill
Vasili: Zgjedhjet nuk shtyhen, PD nuk ka kandidatë për Tiranën. PD: Do kandidoni kriminelët »
Article Logic
Execution time: 0.022043943405151
array(1) { ["section"]=> string(110) "berisha-doshi-dhe-frroku-nuk-e-kane-merituar-te-jene-ne-parlament-por-arrestimi-i-tyre-eshte-i-paligjshem-7142" }