Berisha duartrokitet në Parlament pasi i tregoi maxhorancës “gafën”, çohet Ruçi i PS, del në foltore edhe Braçe

Publikuar tek: politike, më 14:15 05-11-2015 Berisha duartrokitet në Parlament pasi i tregoi maxhorancës “gafën”, çohet Ruçi i PS, del në foltore edhe Braçe

Ish-kryeministri Berisha është duartrokitur sot në Parlament pasi tha një "gafë" të vënë re prej kohësh. Ish kryeministri i tha maxhorancës se jetojnë në kohën e tij, kjo pasi pas fjalës që Berisha mbajti në foltore, deputeti Braçe kërkoi fjalën.

Berisha: “Ju  të gjithë po bëni një gafë të rëndë. Ju doni të më përgjigjeni mua. Unë nuk jam kryeministër. Del kryeministri, më përgjigjet, thotë për mua njëherë kryeministri, pastaj ish-kryeministri. Ju Jetoni në kohën time. Rrini në kohën time. Unë jam i nderuar, xheneros, komfortabël. Koha ime është e paçmueme dhe unë do vazhdoj me shumë kënaqësi”, tha Berisha duke përfunduar fjalën që u pasua me shumë duartrokitje nga opozita.

(Menjëherë pas tij çohet kreu i Grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi)

Ruçi: "Ju akoma po jetoni me parajsën e humbur pasi nuk mund të rrini dot pa pushtet e veçanërisht pa pushtetin e mikrofonit. Folët 30 minuta e 30 sekonda. Maxhoranca s’paska të drjetë të kthejë përgjigje? Këtu debati është parlamentar, prandaj donte të përgjigjej zoti Braçe".

(Braçe merr fjalën nga foltorja)

Braçe: “S’e kam kompleks të debatoj me ju po nuk e kam fare me ju, e kam megjithë këtë qeverinë që kam mbrapa. Sepse në 8 vite këtu është abuzuar me krim. Mua këtu do më kesh duke të folur ditë për ditë në kohën tënde. Nuk më komplekson asnjë sekondë. Këtu nuk jam për ty, jam për qeverinë time. Unë të njoh meritën që emëruat një grup njerëzish, atyre në krye që finacuat shoqërinë civile por nuk pranoj që paratë e shoqërisë civile të shkojnë në 5 OJF nga të cilat 3 të jenë të një njeriu”, tha ndër të tjera Braçe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha nxjerr ‘’sekretin’’: Rama po merr edhe tre ‘’BENZ’’-a luksozë. Ish-kryeministri jep koston e makinave dhe flet për gardistin që pështyu studenten
Petro Koçi mbështet bonusin elektoral: Ja si mund të shmangen të fortët që blejnë votën »
Article Logic
Execution time: 0.028293132781982
array(1) { ["section"]=> string(113) "berisha-duartrokitet-ne-parlament-pasi-i-tregoi-maxhorances-gafen-cohet-ruci-i-ps-del-ne-foltore-edhe-brace-24732" }