Berisha: Duhet drejtësi për 21 Janarin, nisi për bllokun e Metës

Publikuar tek: politike, më 16:27 22-01-2015 Berisha: Duhet drejtësi për 21 Janarin, nisi për bllokun e Metës

Ish Kryeministri Sali Berisha tha se një hetim i gjithëanshëm është i domosdoshëm për zbardhjen e ngjarjeve të 21 janarit 2011. Ai tha se është i interesuar të bëhet drejtësi, por ky nuk është interesi  Kryeministrit Rama.

“Mirëkuptim për dhimbjen e familjarëve, por viktimat po përdoren për qëllime poltiike. Edi Rama thirri të paguar e të papaguar për atë protestë. Kishte bërë gati fjalimin për të folur para ballkonit të kryeministrisë. Garda zbatoi ligjin, atë ligj që mbetet i pandryshuar edhe me PS në pushtet. Pse PS nuk e ndryshon ligjin?” pyeti me ironi deputeti me më shumë influencë i PD.

“Demonstrata ishte bashkëpunim mes Ramës, Topit dhe Ina Ramës. Kush e bllokoi hetimin? Ata nuk pranonin hetim, sepse nuk shkonte Edi Rama të dëshmonte sepse në Prokurori ishte Ina Rama” tha Berisha.

“A filloi për bllokun e Ilir Metës kjo demonstratë. A është Ilir Meta më i rëndësishëm sot? Meta është sot numri 2 më i rëndësishëm në Shqipëri. 2011 ishte vit i vështirë jo vetëmpër mua por për vendin” tha ish kryeministri.  Berisha tha se Rama është i vetmi përgjegjës moral dhe ligjor për ato ngjarje ku humbën jetën 4 persona.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama: Naftën në Shqipëri e paguajmë 20% më pak
Kreu i PBDNJ mbështet minoritetet, edhe për vllehët suport maksimal »
Article Logic
Execution time: 0.029062986373901
array(1) { ["section"]=> string(67) "berisha-duhet-drejtesi-per-21-janarin-nisi-per-bllokun-e-metes-1210" }