Berisha: Dyshohet se policia iu hapi shteg banditëve që vranë oficerin Basha, kronikë e një ngjarje të pralajmëruar

Publikuar tek: politike, më 13:37 26-06-2015 Berisha: Dyshohet se policia iu hapi shteg banditëve që vranë oficerin Basha, kronikë e një ngjarje të pralajmëruar

“Lazarati ishte kronikë e një ngjarje të paralajmeruar. Dyshohet se policia, si herën e parë, iu hapi shteg të lire banditëve që këtë radhë vranë oficerin Ibrahim Basha dhe terrorizojnëLazaratin!!”, kështu shkruan nga rrjeti social ish-kryeministri Berisha duke pohuar se kemi të bëjmë me një ngjarje të paralajmëruar. Berisha jep edhe disa argumente mbi të cilat ai bazon dyshimet e tij.

“-Gjatë një viti Policia ka qenë e pranishme në Lazarat dhe ka bërë kontrolle të rregullta në të gjithë territorin e fshatit, madje kontrolle dhe verifikime janë bëë edhe gjatë gjithë fushatës zgjedhore. Një javë më pare ka vendosur postbllok në mes ë fshatit duke kontrolluar kalimtare
- Policia muaj më parë ka marrë informacione nga banorë dhe burime të tjera se në Lazarat futen sasi të konsiderueshme armësh dhe se armet aty shiteshin me çmim 300-500 euro copa. (kallashnikovi)
- Policia prej kohesh është njoftuar nga banorë dhe burime të tjera se kriminelet stërviteshin në pyllin e Sopotit dhe se aty dhe jetonin
- Në orët e para të mëngjesit të dites së krimit të rënde, banda sipas banorëve ka rrëzuar me dy kamion të rrëmbyer në fshat rreth 100 m gjatësi mure rrethuese të larta dy metro të bansave. Banoret kanëmenduar se muret po i prish Policia dhe zyrtarisht jane ankuar per kete
- Pas vrasjes kiriminale të oficerit të RENEA-s, Ibrahim Basha dhe plagosjes të dy kolegëve të tij, hyrjet dhe daljet ne Lazarat të paktën për shumë orë i kanë kontrolluar me postbllok kriminelët e veshur me uniformë policie, të cilët të armatosur gjer në dhemb ndalonin e kontrollonin makinat, zbrisnin pasagjerët dhe kalimtaret madje edhe duke ju thënë se nuk jemi Policia.
- Policia, pas sulmit me pasoje vrasjen e oficerit Basha, për orë të tëra njoftoi se grupi i zjarrit gjendet tek pularia dhe se ajo e kishte rrethuar nga të gjitha anët. Në të vertët, tek pularia nuk u plagos apo vra asnje anëtar i grupit të zjarrit. A kishte vërtet kriminel në pulari apo gënjeu Policia apo dikush ju hapi derën e pularisë dhe i la të kalojnë pa ju hyrë gjemba në këmbë atyre, mendoj se duhet të hetohet me seriozitetin më të madh”, shkruan Berishanë rrjetin social.

“Kesaj radhe Tahiri nuk thirri Dasho Alikon për ti kerkuar te njejten gje si nje vit me pare. A ja ngarkoi ai kete detyre ndonje tjetri apo vrasesit ikën sepse ditën e parë pas vrasjes seë oficerit opercioni i policise ishte pothuaj inekzistent, kjo duhet hetuar. Mosveprimi i Policisë pas vrasjes dhe vendosja e rrethimit të fshatit me shume vonesë ka ngjallur dyshime të forta tek banorët.

Sot Policia ndodhet kudo në Lazarat dhe banorët mbështesin plotësisht operacionin e saj por janë të deshpëruar sepse mos veprimi i Policisë pas vrasjes se oficerit Basha dhe vendosja e vonuar e rrethimit të fshatit ka bërë shumë prej tyre të mendojnë se njëlloj si herën e parë, pas botimit te listës së grupit të zjarrit, Policia u hapi shteg kriminelëve të vërtetë dhe u mor me njerëz, shumica e të cilëve nuk kishin asnjë lidhje me ndonjë veper penale” shkruan ish kryeministri duke insistuar se kjo ishte një ngjarje e paralajmëruar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mediu: Më mirë një humbje e ndershme se një fitore e turpshme
Merkel më 8 korrik në Tiranë, vizita e dytë e një kancelari në 25 vite »
Article Logic
Execution time: 0.030472040176392
array(1) { ["section"]=> string(119) "berisha-dyshohet-se-policia-iu-hapi-shteg-banditeve-qe-vrane-oficerin-basha-kronike-e-nje-ngjarje-te-pralajmeruar-14692" }