“Berisha e futi torturuesin e At Zef Pllumit në listën e veteranëve”. Ja lista e publikuar nga kryeministri Rama

Publikuar tek: politike, më 13:27 16-12-2015 “Berisha e futi torturuesin e At Zef Pllumit në listën e veteranëve”. Ja lista e publikuar nga kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar listën të veteranëve në të cilën figuron edhe emri i hetuesit të komunizmit, Shyqyri Çoku, i cili u dekorua disa ditë më parë nga qeveria me “Medaljen e Mirënjohjes”. Debati duket se është ashpërsuar vetëm një ditë pasi kryeministri kërkoi falje në Shkodër, për dekorimin e zyrtarit komunist që torturoi At Zef Pllumit.

Ish-kryeministri Berisha e akuzoi Ramën edhe gjatë ditës së sotme për dekorimet, ndërsa në listën e publikuar nga Rama, emri i zyrtarit komunist figuron që prej vitit 1994 si veteran i Kategorisë së Parë.

“Ja prova se në vitet 1994 - 1995, Sali Berisha e futi torturuesin e At Zef Pllumit dhe Sami Repishtit në listën e veteranëve të Kategorisë së Parë. Në bazë të kësaj liste torturuesi në fjalë, të cilin kryeakuzatori kryefalsifikator orvatet ta përdorë për të nxitur urrejtjen e të verbërve që i shkojnë ende pas, ka gëzuar prej marsit të vitit 1995 një pension të veçantë dhe çdo nderim të bërë nga Ministria e Mbrojtjes.

E cila, nga ana e vet, nuk ka pasur asnjëherë detyrën të hetojë përbërjen e kësaj liste, ashtu sikundër nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë kompetencë ligjore për të shtuar ose hequr njeri prej listës. Kjo është edhe arsyeja pse qeveria po përgatit një ndërhyrje në Ligjin e vitit 1994 për Statusin e Veteranit, në mënyrë që askush më tej të mos bjerë viktimë e këtij qorrsokaku, të ndërtuar nën kujdesin e veçantë të Sali Berishës si President i Republikës së Shqipërisë”, shkruan kryeministri Rama.

r1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Socialistja Xhaçka: Në emër të kujt flasin deputetë si Albana Vokshi, Arben Ristani, Edi Paloka? Protestë me para të pistë
Ngjela u përvishet të gjithëve: Ka rënë gongu Sali, Meta s'e kupton që ka marrë fund vjedhja. Po kryeministri ku është? »
Article Logic
Execution time: 0.021222114562988
array(1) { ["section"]=> string(115) "berisha-e-futi-torturuesin-e-at-zef-pllumit-ne-listen-e-veteraneve-ja-lista-e-publikuar-nga-kryeministri-rama-27904" }